Categories Lajme

Aksidenti i merr jetën 16-vjeçarit shqiptar në Itali, mesazhi prekës i të atit: Luftoi si luan, por…

Një aksident i rëndë i ka marrë jetën tragjikisht një 16-vjeçari shqiptar në Itali. Viktima, i identifikuar si Gabriel Alibeaj kishte dalë me shokët mbrëmjen e së martës (6 shtator), por gjithçka u kthye në një tragjedi.

Mediat italiane bëjnë me dije se, ai kishte qenë bashkë me dy shokë në Villafranca di Verona, duke qeshur e duke bërë shaka, sigurisht që duhet të kenë folur për fillimin e afërt të shkollës. Për pak ditë do të fillonte vitin e tretë të gjimnazit.

Ajo që duhet të ishte një mbrëmje me miq si çdo tjetër, fatkeqësisht u shndërrua në tragjedi, pikërisht në momentin e kthimit për në shtëpi.

Teksa po ktheheshin me një triçikël, Gabrieli dhe shoku i tij Xhibrili ranë në tokë. Ata u dërguan menjëherë në spital me helikopter ku u shtruan në gjendje të rëndë. Dje kishte shpresa të forta se do të zgjohej.

Ishte i ati i Gabrielit që përmes faqes së tij në Facebook u kërkoi miqve dhe të njohurve një lutje që djali i tij të zgjohej.

“Ju falënderoj të gjithëve për lutjet tuaja, tani lutemi për shpirtin e tij. Gabriel nuk ia doli. Luftoi si luan, i mbështetur nga familja dhe lutjet e miqve, por nuk u zgjua. Në dhimbjen më të thellë la të atin, Altinin, nënën Imeldën dhe motrën e vogël Chiara, të cilat e donin shumë.”

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Hyjnë në fuqi çmimet e reja të referencës për zhdoganimin e mjeteve të përdorura, rritje deri në 25%

Rriten me 25% çmimet e referencës që përdoren nga doganat për zhdoganimin e automjeteve të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Lejuan ndërtimet pa leje në Butrint, Prokuroria Sarandë çon në gjyq kryeinspektorin dhe inspektorët e IVMT

Prokuroria e Sarandës ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim pesë shtetas, mes të cilëve…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë në Lushnjë, 30-vjeçari përplaset nga një makinë! I riu në gjendje kritike për jetën

Një aksident i rëndë është regjistruar paraditen e sotme në unazën e qytetit të Lushnjës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ra në kontakt me energjinë teksa po punonte me panelet diellore, humb jetën 27-vjeçari në Koplik

Një ngjarje e rënde ka ndodhur dje ne Koplik te Shkodres ! “Informacion paraprak/Rreth orës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U përfshi në aksidentin ku humbi i jetën 16-vjeçari, arrestohet i riu në Fier

Është vënë në pranga 30-vjeçari që u përfshi në aksidentin e djeshëm në Cakran të…

LEXO ME SHUME