Categories Lajme

Aksidenti tragjik ku vdiq shqiptarja e shoqja e saj, flet i riu: Shoku im donte të më parakalonte, po ecte shumë shpejt

Pak ditë më parë në Itali, humbi jetën shqiptarja Eralda Spahillari, 19-vjeçe dhe italiania Barbara Brotto 17-vjeçe. Vajzat e reja po shkonin në një klub për të kaluar natën me të dashurit, kur u përplasën me një pemë në një rrugë në komunën e Trevisos.

Nga aksidenti mbetën të plagosur dy djemtë që ishin në makinë Daniel Castelli, 18 vjeç dhe Mikele Tatani, nëntëmbëdhjetë vjeç i cili drejtonte BMW-në e babait të tij.

Gëzim Qerosi është një 18-vjeçar shqiptar i cili po hetohet për vrasje nga Prokuroria e Trevisos. Kjo pasi natën e aksidentit fatal ka qenë duke drejtuar një mjet tip “Polo’ kur është përfshirë në një garë me të rinjtë që ndodheshin në makinën tip BMW. Prej ditësh ai rri i mbyllur në shtëpi, i mbrojtur nga familja e tij. I kontaktuar me telefon nga mediat italiane, ai ka thënë:

Unë e pashë emrin tim në gazeta, ishin shkruar kështu dhe jo të vërteta , si fakti që po bënim një garë shpejtësie. Por avokati im tha që nuk mund të komentoj. Dhe tani as nuk do të më pëlqente të flisja. Por ai duket se iu ka treguar një tjetër version miqve të tij. Njëri prej tyre thotë:

E takuam të nesërmen, pas aksidentit dhe na shpjegoi se si ndodhi. Ai na tha: Unë isha përpara, me makinën time përgjatë rrugës dhe Mikelen e kisha pas. Pastaj u përpoq të më kalonte në të majtë. Po ecte shumë shpejt. Makina e tij u përplas në anën time dhe humbi menjëherë kontrollin. Pikërisht në atë moment BMW-ja u përplas me një nga pemët në rrugë. Në makinëne tyre nisën të bërtisnin dhe një nga djemtë e tjerë që ishin me mua thirri 118. Makina e Mikeles ishte shkatërruar…

Versioni i tij mund të jetë i besueshëm pasi ka një pjesë të makinës të gërvishtur dhe xhamin e pasqyrës së thyer. Ka disa mistere ende ta pazgjidhura për këtë cështje. Pas dyshimeve për garë 140 km/h, bllokimit të rrugës nga Gëzimi, i cili pa dashje mund të ketë kthyer timonin majtas duke shkaktuar humbje kontrolli për Mikelen, mbetet e paqartë përse 4 djemtë u larguan nga vendngjarja duke lënë miqtë e tyre

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME