Categories Lajme

Aksidentohen dy makina në Tiranë, humb jetën pasagjeri

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një 35-vjeçari ka ndodhur në Tiranë.

Aksidenti ka ndodhur sot në rrugën “Kastriotët” ku për pasojë është përplasur makina me drejtues Egzon Murataj me automjetin me drejtues M.D.

Policia njofton se si pasojë e aksidentit, pasagjeri që ndodhej në automjetin me drejtues Egzon Muratajn, Avni Gjuni rreth 35 vjeç, ka ndërruar jetë, ndërsa drejtuesit e dy mjeteve, Egzon Murataj dhe M.D. ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.

Raportohet se makina me drejtues Egzon Muratajn ka qenë duke udhëtuar me shpejtësi të lartë e për pasojë ka humbur kontrollin. Fatkeqësisht, kjo ka rezultuar fatale për pasagjerin në këtë automjet, Avni Gjunin.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME