Categories Lajme

Aksidentohet automjeti i policisë kufitare në Pogradec

Një aksident automobolistik është regjistruar pak minuta më parë në afërsi të fshatit Petrushë në Pogradec.

Sipas asaj që meson Ora News, një fugon i Policisë Kufitare është përplasur me një automjet tip “Audi”.

Për pasojë fugoni ka dale nga rruga duke goditur një mur anësor.

Fatmirësisht, përveç dëmeve materiale, nuk raportohet për dëme në njerëz.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

Në godinën ku është përplasur furgoni policisë ka qenë duke fjetur shtetasi Irjat Hyko, 52 vjeç.

Ai thotë se jo vetëm që u tremb por për pak sa muri nuk e zuri poshtë.

Ai kërkon mes lotësh ti paguhet dëmi ose ti rindërtohet godina që ju prish pasi vetë nuk ja del dot ta ribëjë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME