Categories Lajme

Aksidentoi një të mitur dhe u largua nga vendngjarja, kapet 38-vjeçari në Kukës

Një 38-vjeçar është arrestuar nga policia pasi teksa ka qenë duke drejtuar automjetin e tij tip “Volkswagen” ka aksidentuar një të mitur. Pas ngjarjes shoferi me iniciale tip M. O., është larguar menjëherë nga vendngjarja, por arratia e tij nuk ka zgjatur shumë.

Ndërkohë i mituri V.Sh. pasi ka marrë trajtim mjekësor në spitalin rajonal Kukës, është larguar për në banesë. Policia njofton se Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit.

“Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Kukës arrestuan në flagrancë shtetasin M. O., 38 vjeç, banues në fshatin Nangë, Kukës.

Arrestimi i tij u bë pasi, në aksin rrugor Kukës-Nangë, duke drejtuar mjetin tip “Volkswagen”, ka aksidentuar shtetasin e mitur V. Sh. dhe më pas është larguar nga vendi i aksidentit. I mituri, pasi ka marrë mjekim në spitalin rajonal Kukës, është larguar për në banesë.  

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”, njofton policia.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME