Categories Lajme

Aksidentoi rëndë gruan që po kalonte rrugën, kush është 24-vjeçari i arrestuar në Berat

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në lagjen “Çelepias” në Berat. Një 47-vjeçare është përplasur nga një mjet që udhëtonte me shpejtësi në rrugë. Mësohet se gruaja, Anila Mishova ka qenë duke kaluar rrugën, në momentin që është përplasur nga 24-vjeçari Ferbent Hasantari që ishte duke drejtuar një mjet tip “Peugeot”.

E plagosura është transportuar fillimisht drejt Spitalit Rajonal Berat ku pasi ka marrë ndihmën e parë mjekësore është transportuar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë. Mjekët e Spitalit të Beratit konfirmojnë se gjendja e gruas ishte kritike, ajo kishte marrë plagë të shumta në kokë e trup dhe për këtë arsye është transportuar me ambulancë drejt Tiranës.

Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policie dhe ekspertë të policisë rrugore, që kanë kryer edhe këqyrjen e vendit të aksidentit, që paraprakisht mendohet të jetë shkaktuar nga shpejtësia e mjetit “Peugeot”. Burimet nga vendngjarja bëjnë me dije se fakti që në rrugë nuk duket asnjë shenjë frenimi tregon qartë se drejtuesi i mjetit nuk ka frenuar aspak në momentin e aksidentit. Efektivët e policisë kanë a rrestuar 24-vjeçarin Ferbent Hasantari, i cili ka rezultuar pa patentë për të drejtuar një mjet.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME