Lajme

Aktiviteti kriminal i shqiptarit “zgjon” autoritetet britanike, nisin hetimin për pasurinë marramendëse

Shqiptari Nelson Aliaj u dënua  me 15 vite burg në qershor të 2019-s pasi u shpall i fajshëm për shpërndarje të drogave të klasit A së bashku me 9 anëtarë të tjerë të grupit ku ai bënte pjesë.

Organizatori kryesor i një rrjeti kokaine në Kent të Britanisë së Madhe është urdhëruar që të shlyejë rreth 50 mijë paund. Shqiptari Nelson Aliaj u burgos me 15 vite burg në qershor të 2019-s pasi u shpall i fajshëm për shpërndarje të drogave të klasit A së bashku me 9 anëtarë të tjerë të grupit ku ai bënte pjesë.

Hetuesit vijuan të vlerësonin financat e Aliajt pas burgosjes, duke i kërkuar që të konfiskonin me arsyetimin se Aliaj kishte pasuri të fshehura në Shqipëri. Pasuri që sipas tyre, përfshinin prona dhe mjete. Urdhri u lëshua nga gjykata më 13 Janar dhe Aliaj duhet që në 3 muajt në vijim të paguajë saktësisht 48 658 Paund. Nëse nuk e bën, do të duhet të vuajë edhe 18 muaj të tjera burg. Por burgu nuk e shpëton nga gjoba, pasi edhe nëse i shtohen 18 muaj, sërish do të duhet që të paguajë shifrën e caktuar nga Gjykata.

Akti i të ardhura nga krimi është një ligj i dobishëm që siguron që kriminelët si Nelson Aliaj të mos lejohen që të mbajnë asetet e fituara nga aktivitetet e paligjshme. Do të vazhdojmë të mbajmë në vëzhgim financat e tij kur të lirohet nga burgu për t’u siguruar që ai nuk mund të vazhdojë që të korrë përfitimet nga veprat e tij kriminale,”- u shpreh detektivi David Godfrey.

Në pranga nga banda që kontrollonte tregun e kokainës kanë rënë edhe 9 shqiptarë të tjerë: Rigels Hadashaj, 20 vjeç, Arlind Palushi, 19 vjeç, Fatos Metalia, 24 vjeç, Izmir Basha, 24 vjeç, Nelson Aliaj, 28 vjeç, Ervish Dervishi, 23 vjeç, Xhesil Vucaj, 21 vjeç, Alfred Gashi, 19 vjeç, and Marius Kuci, 24 vjeç.Të arrestuarit kishin ngritur një qendër shpërndarje që shërbente me anë të telefonatave dhe kishte shërbim 24-orësh në qytetin e Kentit.

Por si funksiononte shërbimi i shpërndarjes së drogës?

Ajo që bëri të hetoheshin është stili i jetesës që bënin anëtarët e bandës. Njëri u filmua duke hedhur paratë në drejtim të një këngëtarje në një klub nate ndërsa një tjetër mburrej qytetin me një Range Rover Sport në Shqipëri ndërsa një i tretë i bleu dhëmbët të rinj të vjehrrës së tij.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close