Categories Lajme

Aktorja e mirënjohur Hajrie Rondo do të ketë një bust në qytetin e saj të lindjes në Delvinë

Aktorja e njohur e kinematografisë shqiptare, Hajrie Rondo, do t’i vendoset një bust në qëndër të qytetit të Delvinës. Lajmin e ka dhënë vet kryebashkiakja Majlinda Qilimi, e cila shkruan se e ka mirëpritur projektin e realizuar nga skluptori Kreshnik Xhiku, pasi askush më mirë se një artist delvinjot nuk mund të realizojë një vepër për një artiste delvinjote.

“Delvina jonë, ky vend i magjishëm ku kanë jetuar e jetojnë njerëz që kanë lenë gjurmë në histori, figura që kanë spikatur e spikatin në çdo fushë të jetës, figura që janë memorizuar fort e janë përjetësuar në memorjen kolektive për të na dhënë ne, delvinjoteve, doza të fuqishme krenarie.

E ndërsa në sheshin qëndror të qytetit qëndron hijerendë e madheshtor, Sulejman Delvina, një tjetër figurë pret të hijeshojë e të lartesojë sheshin pranë kinoteatrit te qytetit.

Delvinës do t’i rikthehet serish bija e saj Hajrie Rondo, këtë herë jetësuar në bronx.

Ndihem vërtet e ngazëllyer, por edhe me fat që do të jap edhe unë mbështetjen time, krahas mbështetjes që kanë ofruar deputetet e zonës Z.Alket Hyseni e Z.Andrea Marto. Mirëprita projektin e realizuar nga skluptori Kreshnik Xhiku, pasi askush më mirë se një artist delvinjot nuk mund të realizojë një vepër për një artiste delvinjote.

Shumë shpejt Hajria jonë, do të jetë mes nesh, në vendin që e lindi dhe e rriti”, shkruan Qilimi.

Hajrie Rondo u nda nga jeta në moshën 66- vjeçare. Rondo ka luajtur rreth 120 role në teatër dhe rreth 40 role në filma, mes të cilëve mund të përmendim filmin tepër të njohur për shqiptarët “14 vjeç dhëndër”. /Sarandanews.com/

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME