Categories Lajme

Verdi Morava akuzohet si nxitës i grevës së urisë

Verdi Morava, i cili është i dënuar për  rekrutim luftëtarësh për ISIS-­in në Shqipëri, këmbëngul se në burgje shkelen të drejtat e të dënuarve. Pas transferimit të tij në burgun e Burrelit, nga Peqini ku kishte qenë më parë, Morava shprehet se ndihet u persekutuar brenda qelisë, ku të gjithë të dënuarve u shkelen të drejtat më themelore. Morava është etiketuar si nxitës i grevës së urisë në burgje, dhe pretendon se është futur në izolim, edhe pse gjendja e tij shëndetësore ka qenë shumë e rënduar.

“Problemi nuk është thjesht personal, pasi edhe pse mua më kanë perseketuar pas peticionit që përpilova në burgun e Peqinit, që u pasua me reagime nga disa institucione të tjera të vuajtjes së dënimit, unë kisha kohë që e kisha përpiluar peticionin, që ia kishim dërguar qoftë ministres, qoftë Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve. Ata kryejnë vepra penale të përditshme, janë 32 nene që shkelen, por një pjesë e tyre nuk ekzistojnë fare.

Vetëm mua, edhe pse isha shumë i sëmurë, më çuan në ambientet e izolimit për një javë, ku refuzova dhe ushqimin, e më pas nga Peqini më çuan në burgun e Burrelit. Ajo që është e rëndësishme është se nuk ka një dokument të shkruar për transferimin tim, dhe ajo që është më thelbësore, është se në peticionin tim nuk ka asgjë të paligjshme.

Së pari kërkoj të thuash drejtësi është pak, pasi të gjithë kërkesat janë të parashikuara në legjislacion, shteti shqiptar është i detyruar që të zbatojë të gjithë Konventat Europiane që kanë të bëjnë me të drejtat e të burgosurve. Çdo i dënuar gëzon të drejtat themelore, të cilat janë absolutisht të paprekshme”, u shpreh Morava.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME