Categories Lajme

Alizoti në Berat: Çdo njeri ka të drejtë për jetë dinjitoze

Partia Demokratike ka akuzuar qeverinë se ka harruar njerëzit në nevojë. “Drejtuesi politik i PD në qarkun e Beratit, Tomorr Alizoti vizitoi një familje të rrënuar ekonomikisht, e cila jeton pak metra larg sheshit ku qeveria shpenzoi rreth 3 milionë euro për Rilindjen urbane”, njoftoi Partia Demokratike.

“Zonja e cila është invalide si pasojë e një aksidenti, rrëfeu se ajo së bashku me djalin e saj, jetojnë në një shtëpi të pabanueshme, pa ushqim, pa të ardhura dhe pa ngrohje për këto ditë të ftohta”, vijoi PD.

“Qeveria më kërkon taksa ndërkohë më jep 27 mijë lekë të vjetra. Hekur nuk përdor, dush nuk përdor, korent nuk përdor, sepse nuk kam me çfarë t’i paguaj?” – tha ajo.

“Për t’u larë ujin e ngrohim tek soba me dru dhe lahemi”, tha i biri.

“Edhe unë në moshën e djalit tuaj kam jetuar në këto kushte dhe mbështetjen do e keni në maksimum. Ata nuk e dinë se çfarë është varfëria. Është mjerim, masakër dhe turp të ndërtosh poshtë në Berat rreth 3 milionë euro ku të flenë makinat dhe nuk kanë ku të flenë njerëzit. Ne kemi një mision, t’i përzemë me votë. Është fatkeqësi që poshtë derdhen miliona dhe këtu janë njerëzit pa bukë, ky është një tmerr. Ata janë njerëz pa shpirt, kanë qenë dhe do të jenë. Çdo njeri ka të drejtë për jetë dinjitoze dhe të rrisë fëmijët si gjithë bota”, u shpreh Alizoti.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME