Lajme

“Alo, më kanë grabitur”/ I riu në Tiranë “gënjen” policinë

Policia e Tiranës ka proceduar penalisht dy të rinjtë, Ramazan Shahini, 31 vjeç dhe Maljon Hoxhaj 33 vjeç, të akuzuar për veprën penale “dëmtime të tjera me dashje”.

Sipas policisë, R. Sh., ka telefonuar policinë dhe i ka thënë se persona të paidentifikuar e kanë grabitur. Me mbërritjen e uniformave blu në vendngjarje, ai e ka mohuar këtë deklaratë duke thënë se telefonin e ka lënë tjetër vend.

Por ka shtuar, se persona të armatosur e kanë goditur. Pas këqyrjes së kamerave të zonës, policia ka mësuar se mes shtetasve Shahini, dhe Hoxhaj, ka pasur vetëm konflikt fizik, pa përdorimin e armës apo sendeve të forta.

Nën drejtimin e Prokurorisë po vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në konflikt dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Njoftimi i Policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 6, proceduan në gjendje të lirë shtetasit R. Sh., 31 vjeç dhe M. H., 33 vjeç, të dy për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”.

Rrjedhja e ngjarjes:

Në sallën operative të DVP Tiranë ka ardhur një telefonatë që shtetasin R. Sh, e kanë grabitur persona të paidentifikuar. Menjeherë në vendngjarje kanë shkuar sherbimet e Policisë dhe kanë marrë kontakt me këtë shtetas i cili ka deklaruar se nuk është e vertetë që e kanë grabitur, por që e ka harruar telefonin diku tjetër.

Më pas po ky shtetas ka hedhur dyshime që e kanë goditur persona të armatosur, ku pas verifikimeve të Policisë dhe kqyrjes së pamjeve filmike ka rezultuar se ka patur thjesht një konflikt fizik midis R. Sh dhe M. H., pa përdorimin e armës apo sende të forta.

Nën drejtimin e Prokurorisë po vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në konflikt dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close