Categories Lajme

Amerikanët kujtojnë ng.jarjen e 11 Shtatorit në New York

Edhe një herë New York-u kujton sot gati tre mijë viktimat e su.lmeve në Kullat Binjake në 11 shtator të vitit 2001.

Viktimat e ma.sakrës terroriste që e uli në gjunjë Amerikën ishin zjarrfikës, policë, shpëtimtarë dhe qytetarë të thjeshtë dhe që sot kanë veç emrat e gdhendur në burimet ujore në Ground Zero.

Këtë vit, gjatë leximit tradicional të emrave në ceremoninë e përkujtimit të 11 shtatorit, gjashtë monolite do t’u kushtohen të gjithë atyre që vdiqën për shkak të ekspozimit ndaj substancave toksike të rrënojave. Monolitët nuk kanë emrat të gdhendur, por vetëm një mbishkrim: “Kushtuar atyre që u v.iktimizuan nga sëmundjet dhe lëndimet e rënda”

Deri më tani, mbi 51 mijë amerikanë kanë aplikuar në fondin e kompensimit për v.iktimat, i cili synon të kompensojë sadopak familjarët. Në total, deri tani janë shpërndarë rreth pesë miliardë e 500 milion dollarë.

Ceremonia përkujtimore do të nis në orën 8.25 të mëngjesit me kohën në New York apo 2.25 me orën tone.

Leximi i emrave të viktimave do të ndërpritet nga katër momente heshtjeje, dy për momentet kur aeroplanët goditën Kullat Binjake dhe dy për ato në të cilat u shembën ndërtesat.

11 shtatori i vitit 2001 është një plagë ende e hapur në SHBA por edhe në botën perëndimore.  Imazhet e avionëve që u rrëzuan në Kullat Binjake, v.iktimat dhe dëshpërimi i njerëzve të bllokuar në ndërtesë, janë një këmbanë për mbarë botën e qytetëruar.

Çfarë ndodhi në 11 shtator 2001/ Kronologjia e ngjarjeve
Ora 8:46, një aeroplan i rrëmbyer nga terroristët u përplas mbi kullën veriore të Qendrës Botërore të Tregtisë në New York, duke krijuar një çarje të thellë në fasadën e ndërtesës dhe duke shkaktuar zjarr.

Ora 9:03, një tjetër aeroplan pasagjerësh i rrëmbyer, përplaset mbi kullën jugore, duke krijuar një lëmsh të madh zjarri.

Ora 9:17, Administrata Federale e Aviacionit urdhëron mbylljen e të gjitha aeroporteve dhe fluturimet në New York. Pak minuta më vonë, mbyllen edhe urat dhe tunelet.

Ora 9:30, Presidenti Bush, që ndodhej në Florida, informon popullin amerikan se vendi ka përjetuar një sulm terrorist.

Ora 9:37, Vetëm pak kilometra jashtë Washingtonit, një aeroplan pasagjerësh përplaset mbi ndërtesën e Pentagonit, duke e mbuluar atë në flakë.

Ora 10:05. Kulla jugore e Qendrës Botërore të Tregtisë rrëzohet, duke shkaktuar re të dendura pluhuri që mbulojnë qytetin e New Yorkut.

Ora 10:10, Aeroplani i linjës United Airlines numër 93, rrëzohet në shtetin Pensylvania.

Ora 10:22, Departamenti i Shtetit dhe i Drejtësisë evakuohen dhe më pas edhe Banka Botërore dhe ndërtesa e Kongresit.

Ora 10:28, Kulla veriore e Qendrës Botërore të Tregtisë, rrëzohet!

Ora 10:45, të gjitha zyrat kryesore të qeverisë federale evakuohen.

Ora 11:59, agjencia ajrore, United Airlines konfirmon se aeroplani me numër fluturimi 175, i linjës nga Bostoni për në Los Angeles është rrëzuar me 56 pasagjerë dhe 9 pjesëtarë të ekuipazhit. Më pas mësohet se ky ishte aeroplani që u përplas mbi kullën jugore të Qendrës Botërore të Tregtisë.

Ndërsa në mbrëmje, Presidenti Bush i drejtohet vendit: “Ne po hetojmë se kush fshihet pas këtyre akteve mizore. Kam urdhëruar të gjitha organet e rendit që të gjejnë personat përgjegjës. Nuk do të bëjmë dallim midis terroristëve që kryen këto akte dhe atyre që i strehojnë ata.”’’

Në sulmin e 11 shtatorit 2001, viktimat në kullat binjake ishin 2 752, mes tyre 343 zjarrfikës dhe 60 policë. Pjesa më e madhe e viktimave ishin civil të 70 kombësive të ndryshme.

Sulmi ndaj kullave binjake u krye nga një grup prej 19 vetash rrëmbyes radikalë, 15 prej të cilëve ishin nga Arabia Saudite, dy nga Emiratet e Bashkuara Arabe, një nga Egjipti dhe një nga Libani.

Këto kanë qenë sulmet më vdekjeprurëse terroriste në tokën amerikane, pas të cilave asgjë nuk ishte njësoj si më parë në SHBA, por edhe në botë.

Pas këtyre sulmeve, zemërimi u derdh mbi “Al Kaedën”. Shtetet e Bashkuara reaguan duke nisur luftën ndaj terrorit dhe pushtuan Afganistanin. Edhe pse fillimisht udhëheqësi i “Al Kaedës” mohoi përfshirjen, në vitin 2004 mori përsipër përgjegjësinë për sulmin.

Pasi qëndroi në arrati për më shumë se një dekadë, Bin Laden u vra në Pakistan nga një skuadër speciale e marinsave amerikanë. Ndërkohë, shumë vende të tjera forcuan ligjet antiterror pas 11 shtatorit dhe zgjeruan kompetencat e agjencive ligjzbatuese dhe atyre të zbulimit, me qëllim që të parandalonin sulme terroriste të mundshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME