Categories Lajme

Anëtarësimi i grave në LSI/ Kryemadhi: Bashkë do skicojmë të ardhmen e vendit

Teksa vajza dhe gra të shumta i bashkohen Lëvizjes Socialiste për Integrim, kryetarja e saj, Monika Kryemadhi, përmes një postimi në rrjetet sociale, shprehet se, regjistrimet sot bëhen që së bashku nesër të skicohet e ardhmja e vendit. “Jam shumë e lumtur për brezin e ardhshëm të grave që bëhen pjesë e LSI. Drejtueset e së nesërmes, po regjistrohen sot që bashkë të skicojmë të ardhmen e vendit tonë!”, shkruan në Facebook Kryemadhi.

Ndryshimin do ta sjellim ne ! Ato janë plotë shpresë e besim , teksa bisedon me to dhe dëshirë se Shqipëria behet ! Energjia që percjellin është befasuese dhe besimi se ato do ta sjellin ndryshimin , tashmë është i pranishëm dhe lexohet qartë ne veprimet e tyre. Klea , Era , Eriona dhe të gjitha vajza e djemtë që ishin në takimin e mbrëmshem ne Kruje dhe Fushë- Krujë për antarësimet e reja , kanë shumë endrra dhe energji , për të berë ndryshimin e madhe që pritet më 25 prill!

Teksa shprehin entusiazmin e tyre , pasi plotësuan formularin e antarësimit , ato shprehnin dhe idetë e tyre se pse besojnë që ato me kontributin e tyre do ta përbysin ketë sekte të shëmtuar , që po ju merr frymën familjeve shqiptare dhe Shqipërinë po e bënë , për dhimbje ,vendin më te pabanueshëm për ta dhe familjet e tyre. Të gjithë keto vajza “ aqua e sapone” , të bukura , të thjeshta, plotë mirësi dhe mencuri , kane një endërr , të fillojnë studimet e larta dhe jetën etyre ta ndërtojnë në ketë vend tē bekuar ku “ dielli lind nga perëndon”.

Ato betejën e parë e fituan! Të gjithave ju ka dalë shkolla e lartë, dikujt për edukatore, nje tjetre për arkitekturë, dikujt për finance – bankë, një tjetre për juridikë, dikujt për veterinari dhe një tjetre për informatikë . Ato janë plotë endrra për të shpëtuar vendin, pasi ato mendojë se sot , gara për 25 prillin nuk është “as për mua , as për tynë , por për gjithë Shqipërinë” !

Teksa biseda rridhte plot dashuri e lirshmëri , djemtë e vajzat e Krujës e Fushë – Krujës , tashmë e kërkojnë nevojën e ndryshimit të jetë rrenjesor. Ato tashmë duan të jetojnë ne Shqipëri, po jo me kete situatë të tmerrshme ekonomik që po kalojnë familjet e tyre. Ata , teksa flasin , tregojnë se sot pas 30 -viteve tranzicion qyteti historikë i Krujës , thjeshtë mbijeton për të treguar historinë , po varfëria sa vete e rritet. Papunësia , pasiguria , mos pasja e shërbimeve bazike janë kthyer në makthin e qytetarëve . Këtë vit turzmi ra në 80 për qind dhe familjarët thjeshte mbijetojnë . Nje qytet historikë që i mungon atraksioni dhe jeta është bardhë e zi. Biseduam gjatë dhe teksa qëndronim së bashku të gjithë në Kala , teksa të rinjtë flisnin me pasion për ndryshimin që po vjen dhe sesa shumë dëshira kishin per ta ndryshuar qytetin e tyre profesoresh Shqipe Zani , që i ishte bashku takimit tonë i bëri një surprizë , duke iu debutuar një fragment nga aria e Skenderbut , që i dedikohet Donikës !

E ku shkonte më bukur kjo arie sesa kur interpretohej nga e madhërishmja Shqipe Zani , pikërisht në Kalanë e Krujës ! Sytë e të rinjve ishin plotë drite dhe besim se tashmë vota e tyre do të sillte ndryshimin që ata duan! Ata janë të gatshëm të marrin fatet e tyre në dorë, se janë krenarë për vendin e tyre e nuk duan që ai të drejtohet nga zuzarët, trafikantë, dhe njerëzit pa moral dhe me diploma të blera . Ata e duan vendin e tyre të bukur dhe të lirë. E teksa takimit tonë po i vinte fundi ,më erdhë mendje fjalët e Skenderbeut kur iu drejtua trimave të tij dhe u tha : “ Lirinë nuk ua solla unë, atë e gjeta në mes tuaj!”

Dhe unë ndjeva se në dejet e tyre , në gjakun e tyre , në fjalët e tyre , në dëshirate tyre , në endrrat e tyre , ata tashmë janë gati të sjellin ndryshimin në 25 Prill ! Se të rinjtë tashmë kane kuptuar që në jetën e njeriut duhet të ndjekësh rrugën e drejtë , ata që ta ndërtosh me ndershmëri dhe të fitosh lirinë tende, ose të shitesh e blihesh , por tere jetën te zvarritesh! Te ju ndjeva forcën e rinisë , e cila nuk tutet nga e keqja , por e sfidon atë duke e asgjësuar me rrenjë! Dhe ju jeni si shqiponjat që fluturojnë lart dhe që e ruajnë me krenari folenë e tyre. Ishte fillimi i mbarë i një vjeshte dhe dimri ,që do sjelli shumë vështirësi po që do të përfundoj me ndryshimin e madh që do t’u sjell vota e të rinjve dhe e qytetarëve të ketij vendi të bekuar që quhet Shqipëri!

 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME