Categories Lajme

Apeli i fundit para gjobës 5 mijë euro për qytetarët e kthyer nga Italia: Vetëkarantinohuni!

66 pika kontrolli janë ngritur nga Shkodra në Vlora. Efektivë të policisë së shtetit dhe ata ushtarakë kalojnë në sitë mjetet dhe qytetarët  me histori udhëtimi në Itali, por të cilët nuk janë vetëkarantinuar.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, përsëriti apelin e fundit ndaj qytetarëve që duhet ti përmbahen këtij detyrimi, duke deklaruar se nëse ata që janë kontrolluar kapen në rrugë do aplikohet gjoba 5 mijë euro. Veliu: Në rast se këta shtetas nuk do të bëjnë vetëkarantinimin do të fillojë aplikimi i gjobës 5 mijë euro. Qytetarët që duhet të vetëkarantinohen dhe  janë kontrolluar nga ana jonë të mos e marrin mundimin dhe kurajon të dalin në qytete sepse nuk do të ketë tolerancë. Qytetarët evidentohen direkt përmes sistemit. Janë 100 tableta në një sistem që punojnë online dhe po bëjnë kryqëzimin e të dhënave.Nëse është kontrolluar në Tiranë dhe lëviz në në Fier do të kontrollohet aty. Qytetarët të respektojnë vetëkarantinimin.

Veliu foli për 200 persona të evidentuar gjatë kontrolleve dje dhe sot.

Veliu: Dje ka qenë 100 dhe sot janë 100 të tjerë të konstatuar nga pikat e kontrollit. Por nuk kemi raste të përsëritura nga ato të kontrolluara mbrëmë.

Nga ora 06:00 e ditës së nesërme do të ndalohet qarkullimi i mjeteve të transportit publik dhe ato private.

/Ora News.tv/

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME