Categories Lajme

Apeli lë në burg përjetë Gazmend Mustën

Në burg përjetë do të qëndrojë Gazmend Musta 34 vjeçari i dënuar për vrasjen e gruas dhe kunatës së tij mbrëmjen e 2 janarit të vitit 2019 në Ballsh.  Gjykata e Apelit Vlorë ka lënë në fuqi dënimin e shkallës së parë “burgim të përjetshëm” për Mustën. I dënuari për krimin e dyfishtë brenda familjes ka shfaqur pendesë në gjyq dhe ka shprehur merak për dy fëmijët e tij të mitur 3 dhe 7 vjeç.

Ngjarja: Gazmend Musta, 33-vjeçari që masakroi me thikë bashkëshorten e motrën e saj ditën e dytë të vitit të ri, pas krimit, ka marrë për dore dy fëmijët e mitur dhe është nisur drejt Stacionit të Policisë së Ballshit. Sapo është ndeshur me policët para Komisariatit, ai ka hedhur në tokë thikën, me të cilën kishte kryer krimin dhe u ka kërkuar atyre që të interesoheshin për mirëqenien e fëmijëve të tij të mitur.

Në kërkesën e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, për caktimin e masës së sigurimit ndaj 33-vjeçarit nga Ballshi, që kreu krimin në familje, shpjegohen rrethanat e vrasjes së dyfishtë, provat e administruara nga Policia, si dhe deklarimet e familjarëve të autorit e viktimës. Sipas kërkesës, Gazmend Musta e ka kryer krimin në prani të fëmijëve të tij, vajzës 7 vjeç e djalit 3-vjeçar. Më pas i ka telefonuar të atit, duke i rrëfyer krimin, ka marrë fëmijët për dore dhe i është drejtuar Policisë, duke treguar ngjarjen.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME