Categories Kuriozitete, Lajme

Arbnora Fejza,Artistja nga Kosova thyen rekordin botëror të Guinness me mozaikun më të madh Origami në botë

Arbnora Fejza – Idrizi nga komuna e Skenderajt ka njoftuar se “Guinness World Record” ka aprovuar rekordin e saj për Mozaikun më të Madh Origami – Flamurin e Republikës së Kosovës.

Ajo tutje ka dhënë detaje rreth punimit të këtij flamurit.

“Me shumë emocione dhe krenari, dua t’ju njoftoj që ‘Guinness World Records’ sapo ka aprovuar rekordin tonë për Mozaikun më të Madh Origami – Flamurin e Republikës së Kosovës. Të gjitha detajet dhe linkun zyrtar do t’i ndajmë me ju nesër. Këtë flamur e kemi ndërtuar me shumë punë e përkushtim për të festuar ditën e pavarësisë, e ky certifikim është një vulë se puna e mirë shpërblehet në fund ç’do here”, ka thënë ajo.

Fejza – Idrizi ka thënë se punimet për këtë flamur kanë zgjatur 1 vit e katër muaj.

“1 vit përgatitje, 4 muaj për të krijuar mbi 120,000 fletpalosje origami, 13 orë punë intensive me gjithë ekipin për të krijuar Mozaikun më të Madh Origami më Flamurin e Republikës së Kosovës dhe për të vendosur një rekord të ri botëror”, ka thënë ajo.

Për rekordin e ri, ka shkruar edhe kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari, i cili e ka quajtur të jashtëzakonshëm lajmin për këtë rekord.

“Flamuri i Republikës së Kosovës i realizuar nga artistja e komunës sonë, Arbnora Fejza Idrizi ka thyer rekordin e Guinnessit. Ajo, në Palestren Sportive të qytetit tonë, kësaj radhe ka krijuar Mozaikun më të madh Origami në botë.Artistët tonë, me veprat e tyre madhështore janë ambasadorë të shtetit tonë në arenën ndërkombëtare.Përkrahja ime si kryetar komune për artistët dhe të rinjtë tonë nuk do të mungoj asnjëherë”, ka pohuar ai. Telegrafi ditë më parë kishte intervistuar Arbnora Fejza – Idrizi, e cila kishte shpalosur detaje interesante rreth këtij projekti.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dita e sotme do të jetë me kthjellime dhe vranësira. Temperaturat me rritje

Rrymat Arktike po zhvendosen drejt Europës Qendrore ku presim përmirësim gradual të motit në territorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vodhi një automjet një ditë pasi u lirua nga amnistia, arrestohet autori në Pogradec

Një ditë pasi u lirua nga qelitë e burgut për shkak të aministisë, i dënuari…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 26 Prill 2024

Dashi Gabime të vogla mund të zgjidhen lehtësisht, ndaj mos u përfshini nga paniku në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali/ “Vdes për p… dhe lekë”, avokati i kërkon favore seksuale klientes, bashkëpunon me ish-burrin e saj

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes një avokat, i cili i kërkon favore seksuale…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mjeku specializant i Spitalit të Traumës, ndahet nga jeta në një moshë të re

Një mjek specializant në Tiranë është ndarë nga jeta në moshë fare të re. Krios…

LEXO ME SHUME