Categories Lajme

Arre stohen 3 shqiptarë në Itali, u kapën me 10.5 kg ko kainë

Karabinierët italianë kanë arrestuar tre shqiptarë në Calcio të Italisë.

Autoritetet italiane kanë sekuestruar 10.5 kg kokainë, me një vlerë rreth 2 mln euro, ditën e shtunë.

Operacioni filloi pasi policia vuri nën hetim një shqiptar të dyshuar në Vicenza.

Si u bë arrestimi i shqiptarëve?

Të dielën, një 34-vjeçar më inicialet K.M. ndalet me makinën e tij Citroen C4 në sheshin e Italtrans në Calcio.

Më pas vijnë dy persona të tjerë; B.G. 36 vjeç dhe Z.M. 40 vjeç, nga Abruzzo, dhe mbajnë në duar dy zarfe, të cilët ia dorëzojnë 34-vjeçarit. Më pas ky i fundit largohet.

Disa nga karabinierët kanë qëndruar aty, ndërsa të tjerët ndoqën Citroenin. Shoferi ka bëri disa manovra me makinë për tu siguruar që nuk po e ndjekin dhe më pas në Covo, ku ndalohet nga policia.

Aty kontrollohet dhe rezulton se zarfi ishte bosh dhe nga kontrolli i parë dukej se në makinë nuk kishte gjë.

Më pas karabinierët kanë sjellë qentë anti-drogë, të cilët kanë zbuluar një ndarje që hapej me buton.

Brenda janë gjetur 4 pako me kokainë, çka ka sjellë arrestimin e menjëhershëm të shqiptarit.

Ndërkohë, karabinierët e tjerë, kanë kontrolluar kamionin sërish me qen anti-drogë, duke gjetur një zarf me 400 gram me kokainë si dhe një tjetër sasi droge në motorin e kamionit.

Nga të tre të arrestuarit shqiptarë asnjëri prej tyre nuk kishte precedent penal më parë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME