Categories Lajme

Arrestohet 37-vjeçari në Cërrik. Në pranga dhe pasagjeri

Një 37-vjeçar, i cili po udhëtonte me makinën e mbushur me municione, është arrestuar nga policia.

Gjatë kontrollit të automjetit të tij, në lagjen “Valas” të Cërrikut, u zbuluan në vendin e gomës rezervë në bagazhin e makinës, një kallashnikov dhe municion luftarak.

37-vjeçari me iniciale A. Zh., banues në Berat, u arrestua për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”;

Ndërsa u arrestua edhe pasagjeri në automjet, 32-vjeçari me iniciale A. K., banues në Berat, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Njoftimi i policisë:

Kishte fshehur një armë zjarri kallashnikov dhe municion luftarak, në bagazhin e automjetit që drejtonte, arrestohet në flagrancë 37-vjeçari.

Vihet në pranga edhe pasagjeri në automjet, për moskallëzim krimi.

Sekuestrohen arma e zjarrit kallashnikov dhe municioni luftarak.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës Operacionale të DVP Elbasan, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar edhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative për dy shtetas që qarkullonin me armë zjarri, kanë organizuar operacionin policor të koduar “Covered”.

Si rezultat i këtij operacioni, në lagjen “Valas”, Cërrik, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan, janë kapur në flagrancë dhe janë arrestuar shtetasit:

-A. Zh., 37 vjeç, banues në Berat, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”;

-A. K., 32 vjeç, banues në Berat, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Gjatë kontrollit në automjetin me drejtues shtetasin A. Zh. dhe pasagjer shtetasin A. K., shërbimet e Policisë gjetën një armë zjarri kallashnikov dhe një sasi municioni luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Emrat \ Goditja e grupit që shiste lëndë narkotike,Mes të arrestuarve edhe një ish-ushtarak

Detaje të tjera mësohen nga goditja e grupit kriminal që shiste drogë në Tiranë. Të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rama: Ilaçe për Onkologjikun dhe rimbursim për 400 mijë pacientë! Rritje rrogash për mjekë dhe infermierë

Nga Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, ku kryeministri Edi Rama mori një takim me mjekë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ngjiteshin si “ninxha” nëpër banesa dhe shkulnin kasaforta, dalin pamjet e bandës shqiptare në Itali

Policia italiane ka publikuar pamjet e operacionit dhe përgjimeve të kryera ndaj bandës së “skifterëve”…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gruaja 62-vjeçare dhunon bashkëshortin në Gjirokastër

Një 62-vjeçare nga Gjirokastra është vënë nën hetim nga Policia, pasi dyshohet se ka ushtruar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Qeveria merr vendimin, administrata shtetërore 4 ditë pushim për Krishtlindjet

Administrata shtetërore do të bëjë 4 ditë pushim për festën e Krishtlindjeve. Këshilli i Ministrave…

LEXO ME SHUME