Categories Lajme

Arrestohet 43-vjeçari në Vlorë, ishte shpallur në kërkim nga policia që prej 31 dhjetorit

Policia e Vlorës ka arrestuar shtetasin Arbër Shollaj, i cili në ditën e ndërrimit të viteve qëlloi me armë zjarri në drejtim të punonjësit të një lavazhi në zonën e Ujit të Ftohtë. Sherri mes të dyve nisi për shkak se punonjësi i lavazhit nuk pranoi që ti lante jashtë radhe makinën Shollajt. Ky i fundit nxori dhe shkrepi dy herë a rmën, fatmirësisht pa lënduar asnjë njeri. Pas ngjarjes ai u largua, dhe është vënë në pranga vetëm gjatë ditës së sotme.

Njoftimi i policisë: Tentoi ta vr iste me ar më zjarri 36-vjeçarin, mesditën e datës 31.12.2021, kapet dhe vihet në pranga 43-vjeçari. Në vijim të punës për kapjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të shtetasve të shpallur në kërkim, nga specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Vlorë u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit: A. Sh., 43 vjeç, banues në Vlorë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim për veprat penale “Vrasja me dashje” mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtja pa leje”, pasi më datë 31.12.2021, në lagjen “Uji i Ftohtë”, në ambientet e një lavazhi, gjatë një konflikti për motive të dobëta ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të shtetasit Sh. Gj., 36 vjeç, pa i shkaktuar dëmtime. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME