Categories Lajme

Arrestohet 45-vjeçari, u kap duke prerë dru në pyllin e Divjakës

Një 45-vjeçar i identifikuar me inicialet K.H., banues në Divjakë është arrestuar nga policia pasi u kap duke prerë dru në pyllin e Divjakës. Ndalimi i tij u bë pasi ka prerë në mënyrë të paligjshme dru në pyllin e Divjakës(i cili është zonë e mbrojtur) dhe ka hedhur disa inerte që përbëjnë rrezik për dëmtimin e faunës në zonën mjedisore të mbrojtur me ligj. Ai akuzohet për veprat penale “Dëmtimi i habitateve në zonat e mbrojtura mjedisore”, “Transportimi i mbeturinave toksike” dhe “Prerja e paligjshme e pyjeve”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lushnjë, për veprime të mëtejshme. Drejtoria e Policisë Fier apelon për të gjithë qytetarët që të mos tentojnë të kryejnë krime mjedisore, si ndërtime pa leje, prerje të paligjshme të pyjeve, ndotje të ajrit, ndotje të ujërave apo çdolloj krimi tjetër, pasi do të përballen me forcën e ligjit. DVP Fier fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo paligjshmëri, duke iu garantuar anonimat të plotë, reagim të menjëhershëm dhe të paanshëm.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME