Categories Lajme

Arrestohet kreu i PD në Kamëz, drejtuesi i grupit të armatosur që vrau Pjerin Xhuvanin në Elbasan

Arjan Hoxha, 44-vjeç është arrestuar nga policia e Tiranës ditën e sotme. Blutë bëjnë me dije se 44-vjeçari është dënuar me 8 muaj burg për veprën penale shpërdorim detyre.

Në lidhje me këtë ngjarje, materialet hetimore i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Njoftimi i policisë, Specialistët e Seksionit për Hetimin e Korrupsionit bënë ndalimin e shtetasit Arjan Hoxha, 44 vjeç, banues në Kamzë, pasi Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar e ka dënuar me 8 muaj burgim, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Kush është Arjan Hoxha, kryetari i ri i Degës së PD në Kamëz

Ish-shefi i Krimit Ekonomik në Policinë e Shtetit ka qenë i ftuar shpesh në emisione mediatike, para zgjedhjeve të 25 prillit 2021. Gjithashtu, ai është angazhuar si Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve kur PS vendosi të ndajë pushtetin me PD për të vendosur disa ministra teknikë, në vitin 2017.

Gazment Bardhi, i emëruar atë kohë Ministër Drejtësie i besoi Hoxhës kreun e Burgjeve.

Si dje, një vit më parë ai u bë protagonist kur drejtonte grupin që garantonte sigurinë në shtabin elektoral të PD në Elbasan. Katër ditë para zgjedhjeve të 25 prillit, një përplasje me armë mes këtij grupimi dhe personave të tjerë, të cilët dyshohet se ishin militantë të PS, çoi në vrasjen e mjekut Pjerin Xhuvani.

Çfarë deklaronte në prill 2014:

Ish-shefi i sektorit të Krimit Ekonomik, Arjan Hoxha, deklaronte gjatë seancës së dytë dëgjimore në Kuvend, se e gjithë struktura në varësi të tij, që finalizoi operacion “Rispedal”, ku u arrestua babai i ministrit Tahiri, është shkarkuar nga detyra.

Hoxha theksoi se e tërë skuadra prej 8 oficerësh është nxjerrë në lirim dhe disa janë transferuar, ndërkohë që shefi i seksionit Ervin Dalipaj është përjashtuar nga policia.

“Të shkarkuar jam unë shefi i sektorit, kryekomisar Arjan Hoxha. Shefi i seksionit, komisar Ervin Dalipaj. Janë transferuar Agron Breçani, Arlinda Kuliçi, Melson Sula, si dhe dy ndihmësspecialistë me gradën ‘inspektor’”, tha Hoxha.

“Për operacionin ku u arrestua babai i ministrit aktual janë liruar katër persona, ndërsa janë transferuar në detyra të tjera efektive të tjerë të njësisë së antikrimit ekonomik që drejtoja unë.

Pra, në total 8 efektive të njësisë ku unë punoja kanë pësuar lirime dhe transferime si rezultat i arrestimit të ligjshëm të babait të ministrit aktual, për kontrabande ilaçesh”, – është shprehur Hoxha gjatë fjalës së tij.

Ai e komentonte lirimin e tij nga detyra me motivacionin për rifreskim strukture dhe pamundësi emërimi në një detyrë tjetër. “Veprimet e mia në arrestimin e Bashkim Tahiri kanë qenë tërësisht ligjore. Të ligjshëm arrestimin e Bashkim Tahirit e ka vlerësuar dhe Gjykata e Tiranës. Por nuk e di çfarë po bëhet me këtë çështje në gjykatë”, – tha më tej Hoxha.

Sipas tij, lirimi i tij nga detyra dhe vartësve të tij nuk kanë asnjë bazë ligjore. “Lirimin e konsideroj si hakmarrje personale dhe politike. Kam qenë shefi i Antikrimit Financiar. Në një nga aksionet u ndalua Bashkim Tahiri. Saimir Tahiri më tha lutu që të mos marr pushtetin. Efektivët që morën pjesë në atë aksion, u liruan. Disa efektivë të tjerë u lëvizën nga detyra. Disa nga kolegët i janë drejtuar Gjykatës”, – deklaroi Hoxha.

Ai bëri me dije në seancën e pyetjeve se kishte marrë “kërcënime” nga ministri Tahiri. “Saimir Tahiri më ka thënë pasi është arrestuar babai i tij se: ‘Lutu që të mos fitojmë në zgjedhjet”, është shprehur Hoxha. Ai bëri me dije më tej se nuk ka qenë asnjëherë anëtar i një partie. “Kam nisur karrierën policore në moshën 18 vjeçare”, – është shprehur Hoxha afro tre vjet më parë.

Ish-shefi i sektorit tha se kishte kërkuar që babai i ministrit të mos cenohej në qeli dhe për këtë gjë kishte marrë falënderimet e tij. “Kam komunikuar me të, e kam garantuar për një gjë: të garantoj që asnjë gërvishtje, shtesë apo rëndesë nuk do kesh për shkak të përfaqësimit politik që ka djali juaj në subjektet politike. Për këtë mund ta thërrisni dhe ta pyesni, ma ka quajtur si mirënjohje edhe pasi ka dalë nga dhomat”, tha Hoxha.

Socialisti Taulant Balla theksoi se Arjan Hoxha natën para aksionit është filmuar në zyrën e ish-ministrit Flamur Noka në shoqëri të Agron Kuliçajt, por kjo është hedhur poshtë nga i akuzuari. Ai theksoi se është i gatshëm të ballafaqohet me ministrin Tahiri për akuzat. Pas seancave dëgjimore, komisioni njoftoi se ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, do të ftohet në seancë dëgjimore, ditën e premte në mesditë.

Kur akuzohej nga PS-ja, Deputetët e maxhorancës kanë publikuar një akt-ekspertizë, në të cilën akuzohet ish-shefi i sektorit të Krimit Ekonomik, Arjan Hoxha, se ka falsifikuar diplomën e Akademisë së Policisë.

Nënkryetari i Komisionit, Taulant Balla, theksoi se në akt-ekspertimin e realizuar nga Dritan Zoto rezulton se Arjan Hoxha ka falsifikuar firmën e ish-drejtorit të Akademisë, Luan Veliqoti.

“Ne e kemi depozituar provën tonë për falsifikim të diplomës nga ana juaj, zoti Hoxha. Dhe, në bazë të ligjit, ne si komision do t’ia referojmë Prokurorisë dhe ju duhet të merrni një avokat që të mbrohesh”, tha Balla. Ndërkohë që Hoxha paraqiti një vërtetim të firmosur nga drejtori aktual i Akademisë së Rendit, Hysni Burgaj, që sipas tij vërtetohej se diploma ishte në rregull.

Madje, Arjan Hoxha sfidoi deputetët duke thënë se: “Ju jam mirënjohës nëse e bëni”, duke e çuar në Prokurori. Ndërsa kryetari i Komisionit, Arben Ristani, tha: “Ekspertiza e PS nuk përbënte provë, sepse nuk është realizuar në një proces të rregullt ligjor”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME