Categories Lajme

Arrestohet në Portin e Durrësit 32-vjeçari nga Kosova, Sekuestrohen 2 armë zjarri pistoleta, krehra dhe fishekë, si dhe 3 bombola metalike

Një 32-vjeçar nga Kosova, ka rënë në prangat e policisë së Durrësit, pasi u kap në port me armë dhe fishekë, në tentativë për t’i trafikuar ato drejt vendit tonë.

Në kuadër të operacionit të koduar “Rezidenti” pas hekurave ra Sindrit Kola.

Njoftimi i policisë:

Kontrolle me përzgjedhje, bazuar në inteligjencën policore dhe në analizën e riskut, me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve kufitare. Finalizohet faza e dytë e operacionit policor të koduar “Rezidenti”. Sekuestrohen 2 armë zjarri pistoleta, krehra dhe fishekë, si dhe 3 bombola metalike. Vihet në pranga 32-vjeçari, rezident në Itali, i cili i kishte fshehur sendet e kundërligjshme, në valixhe, me qëllim futjen në vendin tonë.

Në fazën e parë të këtij operacionit, Policia sekuestroi në portin e Durrësit, 1 pistoletë me 2 krehra që tentonte t’i nxirrte nga vendi ynë, një shtetas kosovar, rezident në Francë.

Krahas angazhimit maksimal për të përballuar fluksin e lartë të qytetarëve në hyrje/dalje, për ofrimin e një shërbimi cilësor dhe për krijimin e lehtësirave, me qëllim zvogëlimin e kohës së pritjes, gjatë përpunimit të dokumentacionit dhe gjatë kontrolleve të mjeteve, shërbimet e strukturave hetimore dhe të atyre operacionale të Policisë Kufitare të portit të Durrësit, kanë vijuar kontrollet me përzgjedhje, të bazuara në inteligjencën policore dhe në analizën e riskut, me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve në kufi.

Si rezultat i informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, se një shtetas që po udhëtonte me traget, nga Ankona në Durrës, kishte armë zjarri që tentonte t’i fuste në vendin tonë, u finalizua faza e dytë e operacionit policor të koduar “Rezidenti”, në kuadër të të cilit, në hyrje të RSh-së, u kap në flagrancë dhe u arrestua shtetasi Sindrit Kola, 32 vjeç, banues në Lezhë dhe rezident në Itali.

Gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë i gjetën këtij shtetasi, të fshehura në valixhe, si dhe i sekuestruan me cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri pistoletë, 1 armë me trup plastik, 2 krehra pistolete, 1 kuti me 50 fishekë imitues të zhurmës dhe 3 bombola metalike.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Trafikimi i armëve dhe i municionit”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

VIDEO / Dalin pamjet e sherrit në Vlorë, një prej autorëve polic bashkiak

Këto janë pamjet e sherrit të ndodhur këtë të hënë, 22 dhjetor, në qytetin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet pa jetë këngëtari i njohur shqiptar Shemsi Krasniqi , i grupit të famshëm “Ilirët”

Këngëtari i njohur nga Kosova Shemsi Krasniqi, i njohur për të gjithë si Shemi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

EMRI/ Aksident i rëndë në Borsh, guri i madh bie mbi skrep dhe zë poshtë edhe drejtuesin, duke e dëmtuar rëndë

Një aksident i rëndë në punë është shënuar rreth orës 15:00 në një gurore në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I dënuar për pastrim parash, vlonjatit i konfiskohen mbi 2 mln euro pasuri

Konfiskohen me kërkesë të Prokurorisë Vlorë mbi 2 milionë euro pasuri të shtetasit R.Z., i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Më dhunoi djalin”, nëna kallëzon edukatoren e kopshtit në Tiranë

Një 32-vjeçare ka denoncuar në polici se djali i saj kishte rënë pre e dhunës…

LEXO ME SHUME