Categories Lajme

Arsen Rama dyshohet se futi në kurth Belerin, vëllai mohon akuzat: E morëm vesh nga mediat, Fredin e kemi mik…(VIDEO)

Personi i cili ka bërë audio-përgjimin kundrejtë kandidatit për bashkinë Himarë, Fredi Beleri, sipas edhe burimeve nga prokuroria dyshohet të jetë Arsen Rama.

Pas bërjes publike të këtij rasti në media i vëllai i tij, Abdul Rama, tregon në një intervistë për media se rasti, mënyra se si është trajtuar ka patur pasoja të mëdha tek ai vetë dhe familja e tij. Sipas Abdul Ramës nuk dihet ende saktësisht nëse audio-përgjimin e ka bërë i vëllai i tij, pasi pas arrestimit të kandidatit Beleri nuk ka mundur të flasë më të, por ata si familje kërkojnë të distancohet nga kjo ngjarje.

“Nuk kemi dijeni, cdo gjë e kemi marrë vesh nga mediat. Nuk e dimë fiks rolin që ka patur i dyshuari në dosje. Nuk kam pasur kontakt përvec ditës që është arrestuar Fredi Beleri.

Policia ka marrë vetëm vëllain në orën 3, babain dhe disa familjarë, kanë dhënë dëshminë, nuk kanë pasur lidhje. Nuk janë takuar dhe s’kanë marrë asnjëherë lekë.

Me Fredin kam pasur kontakte të vazhdueshme dhe nuk është diskutuar kjo pjesa e lekëve, listave. Për Fredin si person, për ne është një mik i mirë, s’kemi pasur probleme të kësaj natyre. Për ne është situatë shumë e vështirë“- tha ai.

Abdul Rama pohon se kandidatin Beleri e kanë mik familjarë teksa ky i fundit i ka ndihmuar shumë herë. Me Belerin sipas Abdul Ramës familja e tij por edhe i vëllai, në dijeninë e tij kanë patur vetëm marrwdhenie pune, për të shitur peshkun tek restoranti në Himarë i vetë Belerit.

Abdul Rama pohon se asnjëherë ai vetë, babai i tij, familjarë të tij të shoqëruar edhe në polici, nuk kanë patur kontakt me Fredi Belerin për të blerë prej tij votat, madje sipas tyre kjo gjë nuk është biseduar asnjëherë. Madje edhe familjarët e tij pohojnë se biseda të tilla për votat nuk kanë patur asnjëherë

Më gusht 2020 familja Ramaj u bënë fatkeqësisht pjesë e një tragjedie. Robert Rama, së bashku me bashkëshorten Mirelën, dhe dy djemtë e tij Arsenin dhe Abdulin dolën në det. Varka e peshkimit u mbyt teksa si pasojë e përmbysjes së saj mbeti pajetë Mirela Rama.BURIMI FAX NEWS

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME