
“‘Besa’, ose ‘besimi’, përfaqëson kodin e shenjtë të nderit të shqiptarëve. Por ky kod duket se po përdoret edhe nga anëtarët e organizatave kriminale shqiptare, një kontratë e pacenueshme dhe e pazgjidhshme, të cilën anëtarët e klaneve e përdorin si betim, thelbi ritual i një pakti gjaku që projekton një brez të tërë të ri në krim dhe brutalitet.”
Kështu e nis artikullin e saj e përditshmja italiane, “Il Messaggerio”, teksa analizon dhe zbërthen veprimtarinë e mafias shqiptare, në aktivitetin e trafikut të drogës, kryesisht kokainës.
Asnjë keqardhje, shumë pak ndërmjetës dhe ‘profesionalizëm’ absolut. Kështu rrjeti mafioz shqiptar ka arritur të sigurojë një rol parësor në Evropë në tregtinë e kokainës. Këtë e ritheksoi edhe Zyra e Kombeve të Bashkuara për Drogën dhe Krimin (UNODC), duke konfirmuar studimet e ekspertëve më të mirë për krimin e organizuar.