Categories Lajme

“As vetë Rama dhe stafi i tij nuk e kanë parashikuar”, habit Baton Haxhiu: Sali Berisha s’më ka pëlqyer kurrë si politikan, ama sot i jap dorën! S’kam ça i them

Analisti dhe gazetari Baton Haxhiu me sa duket është dorëzuar në qëndrimin e tij kundër Sali Berishës, duke u shprehur i befasuar nga protesta e sotme e opozitës.

Ai tha në “Opinion” se nuk e pëlqen Berishën si politikan, por sot nuk ka çfarë t’i thotë më dhe i jep dorën, pasi është vështirë që një njeri të organizojë tubime të tilla.

“Një fjalë e kam. Ia jap dorën Berishës. Ia jap dorën për organizimin. Nuk e prisja këtë pjesëmarrje. Berisha ka kohë që nuk më pëlqen si politikan, ka kohë që është person i gabuar, por sot ia jap dorën. Sot vështirë që dikush të organizojë tubime të tilla. Domethënë, njeriu i gabuar, i cili para vetes ka non-gratën, fjalimet e ambasadës dhe Departamentit të Shtetit, gjithë njerëzit përreth, një pjesë të analistëve, një pjesë të mediave dhe të bëjë një gjë të tillë… S’kam çfarë i them më! Ka shumë shpjegime. Unë po flas për tubimin, kam analizën time. Por sot njeriut që politikisht nuk e dua, e ka gjithë gabim, ia jap dorën për atë që ka bërë sot.
Në korrik, në temperaturë kaq të lartë, gati të pashpresë se mund të ketë një tubim të tillë. Askush nuk ka besua. ke pas 2-3 paralajmërime se do të bëhet një tubim.

Nuk ke pasur një promo, spot etj., disa parametra që tregonin se nuk do të ishte e tillë. S’di çfarë them, mendoj se as vetë Rama dhe stafi i tij nuk e kanë menduar se do të jetë diçka e tillë. Edhe medialisht dhe strategjikisht mediat kanë gabuar që kanë bërë një ekuilibrim dhe vetë stafi i kryeministrit nuk do duhet ta bënte për arsye se kjo ngjarje nuk mbulohet me lajm. Kjo është ngjarja. Politikani i gabuar që s’ka shpresë në të me kriju shpresë në të është…ia jap dorën”, tha analisti Baton Haxhiu.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME