Categories Lajme

Ashpërsohen masat antiduhan/ Jo paketa me 10 cigare! Penalitete për cigaret elektronike

Një projektligj i ri i ministrisë së Shëndetësisë synon të vendosë rregulla më të rrepta për konsumin e duhanit, me fokus edhe nxitjen e uljes së konsumit. Ndër të tjera projektligji parashikon ndalimin e prodhimit dhe tregtimit të paketave të vogla (më 10 cigare) si dhe ndalimin e përdorimit të cigares elektronike dhe duhanit me ngrohje në ambientet e mbyllura.

Referuar relacionit të projektligjit, “ndalimi i shitjes së paketave me numër të reduktuar cigaresh apo me alterim të shijeve pritet të reduktojë blerjen e këtyre produkteve nga konsumatorë që nuk e përballojnë dot çmimin e një pakete të plotë apo nga konsumatorë për të cilët shija karakteristike e duhanit është një element i pakënaqshëm i duhanpirjes dhe në mungesë të shijeve alternative do zgjidhnin të mos konsumonin produktin konvencional”.

Ndërsa ndalimi i përdorimit të cigares elektronike dhe duhanit me ngrohje në ambiente të mbyllura duke aplikuar për të, të njëjtat rregulla si për format konvencionale të duhanpirjes synon mbrojtjen nga ekspozimi i pavullnetshëm ndaj produkteve të duhanit.

Projektligji parashikon gjithashtu edhe ashpërsimin e masave ndëshkuese. Në rastet kur do të gjenden ambiente publike ku konsumohet duhan, gjoba do të përshkallëzohet duke arritur deri në 10 fish të saj në rastet e përsëritjes dhe pezullim të aktivitetit deri në shlyerjen e masave të gjobës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME