Categories Lajme

Atentati me eksploziv në “Vasil Shanto”, si është gjendja e Preng Gjinit

Shënjestra e atentatit të një nate më parë, Preng Gjini i cili mbeti i plagosur rëndë në zonën e “Vasil Shantos”, vijon të jetë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Abc News raporton se për shkak të plagëve të marra si pasojë e shpërthimit të ndodhur mbrëmjen e djeshme në makinën e Gjinit tip mercedez-benz A Class, mbi urën pranë zonës së “Vasil Shantos”, gjendja shëndetësore e 51 vjeçarit sipas bluzave të bardha vijon të jetë kritike.

“51 vjeçari Preng Gjini i plagosur një natë më parë në Tiranë vijon të jetë në gjendje të rëndë shëndetësore për aq kohë sa dhe ndërhyrja kirurgjikale e bërë ka zgjatur për disa orë.

Sipas policisë kanë vijuar me veprimet hetimore në lidhje me këtë ngjarje dhe deri më tani ka vetëm persona të shoqëruar si të dyshuar.

Ndërkohë në makinën ku ndodhej 51 vjeçari nuk është gjetur asnjë mjet identifikues as letrat e automjetit dhe asnjë identifikim. Identifikimi i tij është bërë vetëm përmes shenjës së gishtave”, është shprehur gazetarja Xhensila Kodra.

Gjithashtu në lidhje me atentatin e ndodhur një natë më parë në vendin tonë ka folur edhe gazetarja Anila Hoxha.

Gazetarja investigative Hoxha në një lidhje direkte për Abc e Mëngjesit është shprehur se atentati i djeshëm nuk ishte vetëm për ti dhënë një mesazh shenjestrës por ishte dhe një mesazh për të gjithë.

“Dita e djeshme ishte shumë e vështirë për të gjithë, Preng Gjini personazhi dhe shenjestra është një person që ruhej, ishte një personazh dhe fakti që kishte humbur familjarë në qytetin e origjinës është një mundësi.

Atentati ndaj Kastriot Reçit në Rrëshen që u vra me silenciator. Ndonëse autoritetet mendonin se po i afroheshin identifikimit të autorit që dyshohej se ishte nga Kosova, duket se sërish një gjë e tillë nuk u arrit.

Gjini ishte një person që duhej të mbahej nën vëzhgim kjo mund të sillte dhe një parandalim. Krimet me lëndë plasëse nuk përdoren vetëm për shenjestrën e atentatit, por edhe për të dhënë mesazhe.

Vrasja e gjyqtarit Skerdilajd Ikonomi në Vlorë me lëndë eksplozive në mes të qytetit bregdetar siç ndodhi dhe me atentatin e djeshëm, nuk ka qenë vetëm eleminimi i shenjestrës, por edhe për të dhënë një mesazh.

Mes të plagosurve është një fëmijë 14 vjeç i dëmtuar lehtë dhe një shtetas italian. Frika dhe drama që ngelet është te të gjithë ato kalimtarë që ndodheshin aty. Pasojat tashmë nuk janë vetëm për shenjestrën por për të gjithë ato që ishin aty”, shpjegoi gazetarja.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME