Categories Lajme

Avionët luftarakë/ Qeveria miraton kontratën, dronët turq “Bayraktar TB2” së shpejti në Shqipëri

Tashmë edhe Shqipëria do të ketë avionë luftarakë, sicc janë dronët turq të njohur  “Bayraktar TB2”. Këta dronë duket se do të vijnë së shpejti vijnë në Shqipëri. Këshilli i Ministrave miratoi vendimin për kontratën ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë dhe BAYKAR MAKINA SAN. VE. TIC. A.Ş., për furnizimin me sistem mjetesh ajrore pa pilot BAYRAKTAR TB2.

“VENDIM Nr. 336, datë 31.5.2023 PËR MIRATIMIN E KONTRATËS, NDËRMJET MINISTRISË SË MBROJTJES SË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE BAYKAR MAKINA SAN. VE. TIC. A.Ş, PËR FURNIZIMIN ME SISTEM MJETESH AJRORE PA PILOT BAYRAKTAR TB2

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës; të pikave 1, shkronjat “dh” e “i”, dhe 2, të nenit 5, të ligjit nr. 36/2020, “Për prokurimin në fushën e mbrojtjes dhe të sigurisë”, dhe të pikës 2, të nenit 12, të vendimit nr. 1085, datë 24.12.2020, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e rregullave për lidhjen e kontratave për blerjen e pajisjeve/mjeteve të projektuara posaçërisht ose të përshtatura për qëllime ushtarake, si dhe armët, municionet apo materialet luftarake për qëllime operacionale, përfshirë teknologjinë dhe softëare-t e lidhura me këto mallra, si dhe për përbërjen, mënyrën e organizimit e të funksionimit të komisionit të veçantë të klasifikimit të këtyre kontratave”, me propozimin e ministrit të Mbrojtjes, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

1. Miratimin e kontratës, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë dhe BAYKAR MAKINA SAN. VE. TIC. A.Ş., për furnizimin me sistem mjetesh ajrore pa pilot BAYRAKTAR TB2, që i bashkëlidhet këtij vendimi.

2. Ngarkohet Ministria e Mbrojtjes për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

ZËVENDËSKRYEMINISTËR Belinda Balluku”.

VENDIMI I KËSHILLIT TË MINISTRAVE

Në muajin dhjetor të vitit të kaluar, në prani të Kryeministrit Edi Rama, Ministrit të Mbrojtjes, përfaqësuesve të firmës turke ‘Bayraktar’, Ambasadorit të Republikës së Turqisë u nënshkrua në Tiranë marrëveshja për sigurimin e avionëve luftarakë pa pilot me firmën e njohur turke ‘Bayraktar’.

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, gjatë fjalës së tij shprehu mirënjohje për ndihmën që qeveria turke ka dhënë vitet e fundit në mbështetje të Forcave të Armatosura.

“Jam i sigurt se shfrytëzimi i këtyre aseteve në vendin tonë do të rrisë cilësisht kapacitetet e Forcave të Armatosura dhe strukturave të Emergjencave Civile në drejtim të kontrollit të territorit dhe për të parandaluar fenomenet e paligjshme. Kompletimi me këtë sistem ka rëndësi të veçantë për sigurinë tonë kombëtare dhe atë të Aleancës, si dhe për respektimin e detyrimeve që rrjedhin nga Strategjia e Sigurisë Kombëtare, Strategjia Ushtarake dhe objektivat e Kapaciteteve të NATO-s”, u shpreh Ministri i Mbrojtjes. Firma ‘Bayraktar Technology’ është e specializuar në hartimin e teknologjive transformuese në fushën e mbrojtjes dhe aviacionit. Pajisja me këta avionë do t’u ofrojë institucioneve të tjera të qeverisë shqiptare një mbështetje të madhe në nivel operacional, në fusha të ndryshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Dielë 21 dhjetor 2025

Dashi Do jeni shume te vendosur gjate kësaj dite t’i zgjidhni te gjitha problemet qe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedia në Lezhë, nëna i jep fund jetës pas vdekjes së djalit 42 vjeçar

Një dramë e thellë familjare, që duket sikur ka dalë nga skenat e një filmi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 35-vjeçarja në Mirditë, qarkullonte me armë në makinë

Policia ka arrestuar një 35-vjeçare në Mirditë, pasi u kap teksa qarkullonte me armë zjarri…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Pavlin Prekës në Shkodër, policia zbardh ngjarjen pas 10 muajsh dhe arreston dy autorët

Dhjetë muaj pas vrasjes së 20-vjeçarit Pavlin Preka në Shkodër, policia ka zbardhur krimin dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Komentatori i famshëm i ndeshjeve të futbollit, Ismet Bellova, ndahet nga jeta

Gazetaria sportive shqiptare humbi një nga figurat e saj më madhore. Mbrëmjen e djeshme (20…

LEXO ME SHUME