Categories Lajme

Avioni grek në aksion për shuarjen e zjarreve në ishullin e Sazanit

Avioni i Greqisë model “Canadair CL-415” ka nisur punën për të shuar zjarret në ishullin e Sazanit, që prej 4 ditësh është përfshirë nga flakët e zjarrit. Këto janë edhe pamjet e avionit që po vepron për të shuar nga ajri vatrat e zjarreve.

Ky avion u dërgua nga Greqia pas kërkesës së palës shqiptare për t’i ardhur në ndihmë, pasi ishte e nevojshme ndërhyrja nga ajri. Prej 3 ditësh, zjarrfikësit dhe dhjetra ushtarë kanë luftuar nga terreni për të shuar flakët.

Pavarësisht vendosjes nën kontroll të flakëve, vatrat e zjarrit riaktivizoheshin sërish. E për këtë arsye u pa e nevojshme ndërhyrja nga ajri. Ka qenë ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, i cili ndodhet për vizitë në Greqi, dhe kërkoi nga autoritetet greke ndihmë për përballimin e situatës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Ishte në SPAK për 2 orë, ish-drejtori i Burgjeve, Agim Ismaili …

Ish-drejtori i Burgjeve, Agim Ismaili, është marrë i pandehur nga SPAK lidhur me hakerimin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Korçë, automjeti përplas biçikletën

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Korçë–Maliq, në afërsi të fshatit Sovjan.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 45-vjeçari shqiptar në Itali

Karabinierët italianë arrestuan në Livorno një 45-vjeçar shqiptar nën akuzën e trafikut të drogës, mbajtjes…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Prostitucion në apartamentin me qira, goditet rrjeti kriminal i kinezëve në Vlorë! Arrestohet çifti, në kërkim bashkëpunëtorja!

Një apartament i lëshuar me qira, ku shfrytëzoheshin gra për prostitucion, është zbuluar në Vlorë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arusha me katër këlyshë shfaqet në Kukës, banori rrëfen çastin e frikshëm: Prita rreth dy orë në makinë

Një arushë së bashku me katër këlyshët e saj është shfaqur mëngjesin e sotëm në…

LEXO ME SHUME