Categories Lajme

Babai i Aleksandër Sadikajt: Biznesmeni Papa e zuri në kurth, i kishin borxh paratë e 100 kg drogë

Fatmir Sadikaj, ka treguar se djali i tij Aleksandër Sadikaj, i vrarë me tritol në qershor 2022, ka pasur konflikte të vazhdueshme me Edmond Papën, i cili u ekzekuta në Tiranë më 16 dhjetor të të njëjtit vit, është futur në kurth nga Edmond Papa dhe dy persona të tjerë. Gazetari Elton Qyno shkruan për Oranews se në dëshminë e dhënë nga Fatmir Sadikaj, emri i Papës është përmendur si Edmond Hoxha, me mbiemrin e dytë që njihet 49-vjeçari, por kjo ishte një indicie që Policia ta mbante në vëzhgim dhe të mund të shmangte vrasjen e 16 dhjetorit.

Shkak për konfliktitn, sipas babait të Sadikajt është bërë një borxh që Papa i kishte 27-vjeçarit. Më konkretisht, ai i kishte blerë 100 kg hashash disa vite më parë, por nuk ia kishte shlyer të gjitha paratë. Për rrjedhojë, i riu ishte konfliktuar me 49-vjeçarin dhe dy personat e tjerë që përmenden me inicialet D.H dhe D.M, shokë të këtij të fundit.

Ndaj, mendohet se Papa ka qënë dhe personi i fundit që ka kontaktuar dhe i ka kërkuar takim në periferi të Tiranës, Aleksandër Sadikaj, pikërisht ditën që u vra, por rrugës shpërtheu bomba në mjetin e tij dhe i riu ndërroi jetë.

Për vrasjen e Papës është vënë në pranga Albano Velo dhe është shpallur në kërkim Andreë Bode. Velo, djali i një punonjësi policie, Dilaver Velo, i cili u pezullua dhe po hetohet gjithashtu, dyshohet se ka pasur rolin e vëzhguesit, ndërsa Bode ka qenë ekzekutori i 49-vjeçarit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME