Categories Lajme

Babai shqiptar i 10 fëmijëve në Austri, tentoi ta vriste gruan me kabllo elektrike

Një burrë 42-vjeçar duhet të përgjigjet në Gjykatën e Landit të Vjenës të martën për tentativë për vrasje të gruas së tij. Sipas aktakuzës, babai i dhjetë fëmijëve ka tentuar të vrasë gruan e tij me rrymë dhe akti i inkriminuar thuhet se ka ndodhur në vitin 2009.

42-vjeçari përshkruhet si një tiran familjar me prirje ndaj sadizmit.

Krahas tentativës për vrasje, burri i ardhur nga Kosova akuzohet edhe për shtrëngim të rëndë dhe dhunë të vazhdueshme ndaj gruas së tij, të cilën akuzohet se e ka abuzuar për shumë vite, shkruan wienna.at, transmeton albinfo.

Përveç kësaj, ai ka ndëshkuar rregullisht fëmijët e tij me rrahje dhe dënime të tjera duke i detyruar ata “të zgjedhin” në një kuvertë letrash se çfarë ndëshkimi “duan”.

Sanksionet e shënuara në ato letra, zbatoheshin më pas. Në rastin më të keq, bëhej fjalë për 100 goditje, por nëse fëmijët ishin me fat, merrnin një dhuratë të vogël në formën e ëmbëlsirave.

Lidhur me pretendimin qendror të prokurorisë publike, ky delikt për momentin nuk është përfshirë në aktakuzë dhe për këtë arsye nuk është objekt i seancës kryesore.

Në akuzë bëhet fjalë kryesisht për një ngjarje që mësohet se ka ndodhur 13 vite më parë, në banesën e familjes.

Burri pretendohet se ka prerë kabllon nga një kazan në kuzhinë dhe me të ka hyrë në tualet, ku gruaja po bënte dush. Në banjë ai ka futur fundin e paprekur të kabllit në prizë dhe ka mbajtur telat me përçuesit e skajit tjetër në lëkurën e lagur të gruas.

Sipas prokurorisë, e vetmja arsye që gruaja nuk pësoi goditje elektrike fatale ishte sepse një ndërprerës i rrymës ka ndërprerë në mënyrë të papritur rrjedhën e rrymës.

Prokuroria e mbështet pretendimin për tentim vrasje, duke u mbështetur në ekspertizën e bërë nga një inxhinier elektrik. Bashkëshorti i akuzuar përballet me burgim të gjatë.

I pandehuri është deklaruar “i pafajshëm” gjatë hetimeve. Gjyqi është planifikuar të zgjasë dy ditë. Për 42-vjeçarin, nëse shpallet fajtor sipas akuzës, masa e mundshme e dënimit është nga dhjetë deri në 20 vjet ose me burgim të përjetshëm.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME