Categories Lajme

“Babi po më keqtrajton”. U vra nga i shoqi në Itali, viktima dërgoi mesazh para krimit

Një krim në familje ka ndodhur në një familje shqiptare në zonën e Ternit në Itali, ku burri vrau me thikë gruan e tij.

Sipas mediave italiane, viktima është Zenepe Uruçi 56 vjeç. Autori i dyshuar, bashkëshorti i saj, Xhafer Uruçi 61 vjeç, është arrestuar nga policia.

Sipas mediave italiane, para krimit viktima i kishte dërguar një mesazh zanor djalit ku i kërkonte ndihmë. “Babi po më keqtrajton”, kishte thënë ajo në mesazhin zanor duke nënkuptuar që i ati po e dhunonte përsëri.

Djali, që në momentin e krimit kishte qenë në punë, telefonoi babain dhe e pyeti se çfarë po bënte.

61-vjeçari bërtiti në telefon duke i thënë “do të të tregoj unë se çfarë bëj”.

Më pas u dëgjuan vetëm të bërtitura. Djali telefonoi përsëri mamanë, por nuk po merrte përgjigje. Më pas njoftoi fqinjët, e këta të fundit policinë. Por ishte shumë vonë. 56-vjeçarja kishte humbur jetën si pasojë e goditjeve me thikë.

Viktima ishte dhunuar edhe herë të tjera nga bashkëshorti, por asnjëherë nuk e kishte denoncuar.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

VIDEO / Dalin pamjet e sherrit në Vlorë, një prej autorëve polic bashkiak

Këto janë pamjet e sherrit të ndodhur këtë të hënë, 22 dhjetor, në qytetin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet pa jetë këngëtari i njohur shqiptar Shemsi Krasniqi , i grupit të famshëm “Ilirët”

Këngëtari i njohur nga Kosova Shemsi Krasniqi, i njohur për të gjithë si Shemi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

EMRI/ Aksident i rëndë në Borsh, guri i madh bie mbi skrep dhe zë poshtë edhe drejtuesin, duke e dëmtuar rëndë

Një aksident i rëndë në punë është shënuar rreth orës 15:00 në një gurore në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I dënuar për pastrim parash, vlonjatit i konfiskohen mbi 2 mln euro pasuri

Konfiskohen me kërkesë të Prokurorisë Vlorë mbi 2 milionë euro pasuri të shtetasit R.Z., i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Më dhunoi djalin”, nëna kallëzon edukatoren e kopshtit në Tiranë

Një 32-vjeçare ka denoncuar në polici se djali i saj kishte rënë pre e dhunës…

LEXO ME SHUME