Categories Lajme

Balluku me Ministrin e Jashtëm të Emirateve të Bashkuara Arabe: Forcim bashkëpunimit dypalësh në të gjitha fushat

Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Emiratet e Bashkuara Arabe ku ka pasur takime të rëndësishme me përfaqësues të lartë të politikës në Abu Dabi.

Balluku është pritur në një takim nga Sheikh Abdullah bin Zayed Al Nahyan, Ministri i Punëve të Jashtme të Emirateve të Bashkuara Arabe, ku diskutuan mbi marrëdhëniet e miqësisë dhe perspektivat për bashkëpunim bilateral në fusha të ndryshme.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, duke vlerësuar marrëdhëniet mes dy vendeve Zëvendëskryeministrja thotë se janë disa sektorë ku ekziston vullneti nga të dyja vendet për të thelluar më tej bashkëpunimin, teksa thekson se gjatë takimi është diskutuar mbi projekte konkrete me rëndësi strategjike, jo vetëm për Shqipërinë, por edhe rajonin.

“Diskutuam mbi marrëdhëniet dhe forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit mes dy vendeve tona në fusha të ndryshme, ekonomi, turizëm, inovacion, infrastrukturë, si dhe zhvillimin dhe shkëmbimin e praktikave qeveritare. Energjia dhe klima janë gjithashtu dy sektorë të rëndësishëm ku ka hapësirë dhe vullnet për të bashkëpunuar më ngushtësisht mes Shqipërisë dhe Emirateve të Bashkuara edhe në kuadër të COP 28.

EBA është një vend partner që na ka mbështetur në vijimësi. Më tej kemi diskutuar projekte konkrete me rëndësi strategjike, jo vetëm për Shqipërinë, por dhe për rajonin”, shkruan Balluku teksa bën të ditur se në muajt në vijim do të bëhen publike edhe vendimet e marra gjatë kësaj vizite.

Ndërkohë, në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Emirateve të Bashkuara, sa i takon takimit të Ballukut me Sheikh Abdullah citohet se të dyja palët shkëmbyen pikëpamjet mbi disa çështje të interesit të përbashkët.

“Shkëlqesia Sheikh Abdullah mirëpriti vizitën e Zonjës Belinda Balluku, duke theksuar rëndësinë e marrëdhënieve mes Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Shqipërisë dhe interesin e UAE për t’i forcuar dhe zhvilluar ato më tej në nivele të ndryshme.

Nga ana e saj, Belinda Balluku shprehu aspiratën e vendit të saj për të forcuar marrëdhëniet e miqësisë dhe bashkëpunimit të përbashkët me Emiratet e Bashkuara Arabe”, vijon njoftimi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Emirateve të Bashkuara Arabe.

Në takim ishin gjithashtu të pranishëm, Reem bint Ibrahim Al Hashemy, Ministre për Bashkëpunim Ndërkombëtar, dhe Mohamed Hassan Al Suëaidi, Ministër i Investimeve të Emirateve të Bashkuara Arabe.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

VIDEO / Dalin pamjet e sherrit në Vlorë, një prej autorëve polic bashkiak

Këto janë pamjet e sherrit të ndodhur këtë të hënë, 22 dhjetor, në qytetin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet pa jetë këngëtari i njohur shqiptar Shemsi Krasniqi , i grupit të famshëm “Ilirët”

Këngëtari i njohur nga Kosova Shemsi Krasniqi, i njohur për të gjithë si Shemi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

EMRI/ Aksident i rëndë në Borsh, guri i madh bie mbi skrep dhe zë poshtë edhe drejtuesin, duke e dëmtuar rëndë

Një aksident i rëndë në punë është shënuar rreth orës 15:00 në një gurore në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I dënuar për pastrim parash, vlonjatit i konfiskohen mbi 2 mln euro pasuri

Konfiskohen me kërkesë të Prokurorisë Vlorë mbi 2 milionë euro pasuri të shtetasit R.Z., i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Më dhunoi djalin”, nëna kallëzon edukatoren e kopshtit në Tiranë

Një 32-vjeçare ka denoncuar në polici se djali i saj kishte rënë pre e dhunës…

LEXO ME SHUME