Categories Lajme

Bamirësi-opinionist Arbër Hajdari i bën karshillëk të varfërve me xhaketë 1000$?

Mbrëmjen e djeshme u njoftua nisja e një emisioni të ri në format rozë, ku në rolin e opinionistit u shfaq i vetëquajturi “bamirës” 26-vjeçari Arbër Hajdari. I biri i krahut të djathtë, kryeinspektorit të Ramës, Shkëlqim Hajdarit u shfaq në këtë emision papritur duke i lënë të habitur të gjithë ata që e shikonin në këtë rol. Hajdari u shfaq në ekran i veshur me një xhaketë që tërhiqte jo pak vëmendje dhe përhapi shumë polemika në rrjet përsa i përkiste çmimit.

Ata me sy të hollë “fashionist”, dallues të markave, e vunë re që xhaketa nuk ishte e një vlerë modeste, me çfarë supozohet t’u paraqitet të varfërve një person që tenton të ketë rolin e “bamirësit” në shoqëri. Shumë komentues replikuan duke thënë se xhaketa mbante emrin e një firme të njohur dhe vlera e saj nuk shkonte më pak se 1000$. Disa aluduan për Burberry, e disa të tjerë për të tjera marka të njohura ndërkombëtarisht dizenjatorësh “të kripur”. Me anë të një kërkimi të thjeshtë, rezulton se xhaketa i përngjan stilit të markës së famshme italiane të kostumeve për meshkuj Isalia, Napoli, me vlerë mbi 1000$.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Dielë 21 dhjetor 2025

Dashi Do jeni shume te vendosur gjate kësaj dite t’i zgjidhni te gjitha problemet qe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedia në Lezhë, nëna i jep fund jetës pas vdekjes së djalit 42 vjeçar

Një dramë e thellë familjare, që duket sikur ka dalë nga skenat e një filmi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 35-vjeçarja në Mirditë, qarkullonte me armë në makinë

Policia ka arrestuar një 35-vjeçare në Mirditë, pasi u kap teksa qarkullonte me armë zjarri…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Pavlin Prekës në Shkodër, policia zbardh ngjarjen pas 10 muajsh dhe arreston dy autorët

Dhjetë muaj pas vrasjes së 20-vjeçarit Pavlin Preka në Shkodër, policia ka zbardhur krimin dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Komentatori i famshëm i ndeshjeve të futbollit, Ismet Bellova, ndahet nga jeta

Gazetaria sportive shqiptare humbi një nga figurat e saj më madhore. Mbrëmjen e djeshme (20…

LEXO ME SHUME