Categories Lajme

Banorët e Çorodovës kërkojnë të ndryshojnë emrin e qytetit: Ta quajmë Skrapar

Pas ndryshimit të emrit të bashkisë Ura Vajgurore në bashkia Dimal, një tjetër qytet në qarkun e Beratit po kërkon të ndryshojë emrin. Bëhet fjalë për Çorovodën, ku banorët kanë kërkojnë që qyteti të mbajë të njëjtin emër që ka bashkia, Skrapar.

Sipas një sondazhi të kryer nga drejtuesve të bashkisë së Skraparit, qytetarë dhe intelektualë kanë kërkuar ndryshimin e toponimit sllav të qytetit të Çorovodës (çjerrna voda – uji i zi) dhe zëvendësimin me qyteti Skrapar.

Burime nga bashkia Skrapar bëjnë me dije se, pritet që nisma të kalojë për miratim në Këshillin Bashkiak dhe më pas të shqyrtohet në komisionet parlamentare në formën e një projektligji. Të njëjtat burime konfirmojnë se, kjo nismë do të udhëhiqet nga vetë kryebashkiaku i Skraparit, Adriatik Mema, që së bashku me stafin e tij ka si synim inplementimin e disa projekteve afatgjatë në këtë bashki, ku ndër më interesantet është rijetësimi i qytetit ilir të Orgesës në fshatin Prishtë dhe të kalasë antike të Skraparit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME