Categories Lajme

“Basha e dizenjoi vetë fundin politik kur…”, Bamir Topi flet për situatën në PD

Ish-presidenti Bamir Topi në një moment gjatë bisedës foli edhe për situatën politike në të cilën ndodhet Partia Demokratike.

Shpallja “non grada” e Berishës nga Amerika, shënoi edhe prishjen e marrëdhënies Berisha-Basha, e për këtë ish-presidenti tha, “Berisha ka patur dhe mesa duket e ka ruajtur një marrëdhënie dhe një kontratë me demokratët dhe kjo po vërtetohet, ndërkohë Basha ka bërë një kontratë me Berishën dhe jo me demokratët”.

Ish-presidenti i Shqipërisë Bamir Topi theksoi se Basha është produkt i Berishës, dhe fakti që ish-kryeministri ka marrë foltoren e po mbush sallat, është një betejë e humbur për Bashën.

“Basha duket se po ruan vulën dhe një vendim e gjykate, por partia nuk është një vendim gjykate. Gabimi i Bashës është se nuk doli që në momentin e parë, dhe në këtë mënyrë hap pas hapi e dizenjoi fundin e vet politik”, tha Topi.

Bamir Topi sqaroi se kuvendi që do të mblidhet më datë 11 dhjetor nuk do të jetë për të përjashtuar Bashën, por për të ristrukturuar rregullat statutore. “Bëhet pjesa që nuk do të prek individualisht Bashën e më pas do të futet në proces”, tha ai duke shtuar se Basha është në një distancë të madhe nga Berisha.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME