Categories Lajme

Basha homazhe në Varrezat e Dëshmorëve: 28 nëntori tjetër do na gjejë me një Shqipëri më të shëndetshme dhe më afër Europës

Kreu i PD, Lulzim Basha, ka zhvilluar sot homazhe në varrezat e Dëshmorëve në nderim të ditës së Pavarësisë dhe Festës së Flamurit.

Pas homazheve, Basha u shpreh se sot është një ditë feste dhe gëzimi por se këtë vit vjen ndyrshe nga çdo vit, për shkak të pandemisë e cila ka marrë jetën e qindra bashkëqytetarëve duke lënduar shumë familje. Ndaj kreu i PD e cilësoi një ditë të kujtesës së fuqisë dhe forcës së kombit tonë.

Ai theksoi se 28 nëntori tjetër do të na gjejë me një Shqipëri më të shëndetshme dhe më afër Europës.

Sot në Ditën e Pavarësisë dhe Festës së Flamurit dua t’iu uroj gjithë qytetarëve dhe bashkëkombasve të mi kudo ku janë gëzuar festën më madhështore të kombit tonë. Sot kujtojmë me nderim dhe përkulemi me nderim përpara veprës dhe sakrificës të të gjithë bijve dhe bijave të kombit tonë që sakrifikuan gjithçka në altarin e lirisë dhe pavarësisë kombëtare.

 Sot është një ditë feste dhe gëzimi, ajo na gjen ndryshe nga çdo vit tjetër. Shqipëria dhe shqiptarët po përballen me sfidën e tejkalimit të pandemisë e cila na ka marrë qindra bashkëqytetarë duke lënduar shumë familje ndërkohë që mijëra të tjerë po vuajnë pasojat shëndetësore dhe shumë më shumë pasojat ekonomike dhe sociale të pandemisë.

Në këto kushte kjo ditë dhe kjo festë është një kujtesë e fuqisë dhe forcës së kombit tonë. Unë jam bindur në fuqinë dhe forcën e qytetarëve shqiptarë, në fuqinë dhe forcën tuaj për të qenë së bashku dhe për të tejkaluar së bashku pasojat e kësaj krize dhe pandemie dhe për të dalë më të fortë, më të bashkuar dhe më të vendosur. Jam i bindur se 28 nëntori tjetër do të na gjejë me një Shqipëri më të shëndetshme, më të mirë dhe më afër Europës. Ju uroj nga zemra ditën e Pavarësisë, gëzuar Ditën e Flamurit!”, deklaroi kreu i PD.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME