Categories Lajme

Basha në Fushë Krujë: Mbi 100 mijë njerëz e kanë humbur vendin e punës. Duhet ndërhyrje e fuqishme

Kryetari i PD, Lulzim Basha, në kuadër të turit të takimeve me bizneset, është ndalur sot në Fushë Krujë ku është njohur nga afër me një mobileri. Sipas liderit të opozitës, “këtu duhet një mbështetje e fuqishme e menjëhershme, në radhë të parë për ata që kanë humbur vendet e punës. Mbi 100 mijë njerëz e kanë humbur vendin e punës, sepse pronarët, sipërmarrësit, nuk kanë qenë në gjendje t’i paguajnë“.

Lulzim Basha: “Dua ta ndaj këtë gjashtëmujor deri më 25 prill, sepse më 25 prill kemi zgjedhjet dhe ne kemi një program për ta nxjerrë ekonominë nga kriza, por njerëzit me të drejtë pyesin: Po mirë, çfarë do të bëjmë deri më 25 prill?! Këtu duhet një mbështetje e fuqishme e menjëhershme, në radhë të parë për ata që kanë humbur vendet e punës. Mbi 100 mijë njerëz e kanë humbur vendin e punës, sepse pronarët, sipërmarrësit, nuk kanë qenë në gjendje t’i paguajnë. Për këta duhet të ketë një pagesë minimale. Sepse ata realisht janë me duart lart me sytë nga qielli, po janë familjarët, kryefamiljarë, kanë fëmijët për të ushqyer”, u shpreh Basha.

Ndaj një pagesë 160 mijë lekë në muaj, duhet rezervuar për ta, së paku për gjashtë muajt e ardhshëm. Për ata që i kanë hequr nga puna, por kanë nevojë t’i rimarrin, edhe ata kanë nevojë për një mbështetje të drejtpërdrejtë nga shteti prej 200 mijë lekësh. Këto janë për situatën aktuale.

Për trajnimin ne parashikojmë një skemë gjermane të pjesshme: Gjysmën e kohës e harxhojnë në bankat e shkollës dhe gjysmën në biznese. Ju jeni të gatshëm t’i merrni ata si stazhierë, sipas zonës  dhe specialitetit të zonës. Tjetra ka të bëjë me nxitjen e eksportit,se këto shtatë vite Shqipëria nuk ka investuar për të nxitur eksportin dhe as për të trajnuar forcën punëtore.”

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME