Edhe kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka shprehur ngushëllime për humbjen e 10 jetëve nga një aksident tragjik në Kroaci.
Në aksident i përfshi një autobus nga Kosova me rreth 60 persona, ndërsa raportohet mbi 40 persona të plagosur. Me trishtim të thellë mora lajmin e rëndë të aksidentit tragjik të ndodhur në Kroaci, në të cilin sipas të dhënave të para ka viktima dhe të plagosur. I bashkohem dhimbjes së familjarëve dhe të afërmve dhe ju shpreh ngushëllimet më të ndjera! Shërim të shpejtë të lënduarve. Zoti t’ju japë forcë për të përballuar këtë tragjedi, që na ka tronditur të gjithëve”, – shkruan Basha.