Categories Lajme

Baza ajrore e Kuçovës, Rama: Ky investim tregon që vendi ynë është vlerë e shtuar në NATO

Kryeministri Edi Rama në ceremoninë e nisjes së punimeve për bazën e re ajrore të Kuçovës, tha se vendimi që NATO mori për ta përzgjedhur këtë hapësirë si një mjedis të ri për adresimin e sfidave të sigurisë. Duke e transformuar në një bazë ajrore taktike të aleancës në rajon, konfirmon faktin se Shqipëria e vogël është sidoqoftë një vlerë e shtuar në këtë aleancë dhe që beson në disa parime e vlera që ia vlen të luftohet.

“Për ne ky lajm ishte shumë i mirëseardhur. Jo vetëm krijonte këtë vlerë të re në të gjithë infrastrukturën tonë të mbrojtjes, por në të njëjtën kohë përcconte një energji të re në përpjekjen tonë për ta shfrytëzuar me sa më shumë intgeligjencë dhe pragmatizëm pozitën tonë në aspektin gjeografik, politik dhe ushtarak”, tha Rama.

“Ne jemi shumë të vetëdijshëm për masën e vendit tonë dhe për volumin e kontributit tonë në raport me vendet e tjera por falë edhe punës së përbashkët që është realisht një punë që e ka ccuar bashkëpunimin me SHBA-në në një nivel tjetër por edhe falë mbështetjes që ne gjejmë nga SHBA-të ne po vetëdijësohemi ccdo ditë e më shumë se nëse investojmë në mënyrë inteligjente dhe nëse adresojmë në rrugën tonë të forcimit dhe njëkohësisht të rritjes së cilësisë së forcave tona ushtarake ashtu sic duhet ne mund të jemi vlerë e shtuar për NATO-n edhe me projekte të tjera. Sot po shohim të realizuar një projekt që fillimisht u përqesh si lajm pasi ishte i mos besueshëm për të gjithë kur 3 vite më parë u bë publik”, tha ai.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME