Categories Lajme

BE miratoi certifikatën, ku mund të shkojnë shqiptarët që kanë bërë vaksinën ruse dhe kineze

Samiti i BE-së ka miratuar Certifikatën Evropiane të Vaksinimit kundër Covid-19, e cila është një mënyrë që do të lehtësojë udhëtimet brenda BE.

Në deklaratën e përbashkët liderët e BE-së bënë thirrje që të aprovohet sa më shpejt për hyrjen në fuqi duke filluar nga data 1 Korrik.

Certifikata do të përmbajë të dhënat nëse qytetari ka bërë një dozë vaksinash, së dyti do të përmbajë informacionin nëse ka bërë test PCR dhe së treti testi serologjik.

Gazetarja e ABC në Bruksel, Erisa Zykaj në një lidhje me Skype me emisionin “Log” sqaroi edhe çështjen e atyre që kanë injektuar dozat kineze dhe ruse, vaksina që nuk janë njoftuar nga EMA dhe FDA.

Vaksinat kineze dhe ruse nuk janë aprovuar dhe është vetëm një shtet që pranon vaksinën ruse që është Hungaria, por ata që do të dëshironin të shkojnë në Hungari nuk do të kenë probleme, deri tani shtetet e tjera nuk i pranojnë” tha Zykaj.

Por çfarë ndodh me shqiptarët, a kanë shanse dhe si mund të udhëtojnë drejt BE-së? Gazetarja Erisa Zykaj theksoi se liderët e BE-së miratuan kriterin që një vend të jetë në listën e sigurt për të lejuar udhëtimet duhet që për cdo 100 mijë banorë të mos ketë më shumë se 75 të infektuar.

Sot u aprova edhe lajmi i dytë që na intereson më shumë si ekstrakomunitarë, për udhëtimet nga vendet e treta drejt BE-së ka pasur një miratim për rregulloren lidhur me kriteret që kanë ndryshuar. Kriteri kryesor është infektimi i personave në cdo 100 mijë banorë në cdo dy javë dhe ky numër ka ndryshuar në 75.

Vende e BE-së kanë rënë dakord që të jetë 75 persona për 100 mijë banorë. Kjo bën të mundur që të ketë një shans që të jenë në listën e vendeve të sigurta me situatë të mirë, si rasti i Shqipërisë” tha ajo.

Por sa e ka Shqipëria aktualisht? Silva Bino, shefja e Departamentit të Epidemiologjisë pranë ISHP-së u shpreh në studion se “Shqipëria aktualisht, në dy javët e fundit e ka 15.1%” numrin e qytetarëve të infektuar për 100 mijë banorë, ç’ka do të thotë se jemi brenda kritereve të BE-së për qenë në listën e vendeve të sigurta./ db/ Abcnews.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Më pushime në Vlorë, ndërron jetë turistja gjermane

Një turiste 41-vjeçare ka humbur jetën ditën e sotme, në rrethana ende të paqarta. Ngjarja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedia që tronditi opinionin publik! 14 kilometra larg njëri-tjetrit, si u gjetën në pesë ditë trupat e Alma Arrazit dhe tre fëmijëve të saj

Vetëmbytja e Alma Arrazit dhe tre fëmijëve të saj, ishte një nga ngjarjet më të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rama u heq tenderat ministrave: Nuk do të kenë asnjë lidhje!

Nga data 25 prill asnjë ministër apo institucion varësie nuk mund të merret më me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rama u heq tenderat ministrave: Nuk do të kenë asnjë lidhje!

Nga data 25 prill asnjë ministër apo institucion varësie nuk mund të merret më me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Egla dhe Juli e nisin ditën me sherr. Aktorja: Pervers, shikon gratë!

Dy aktorët Juli dhe Egla kanë debatuar sërish ashpër këtë mëngjes, ku nuk kanë munguar…

LEXO ME SHUME