Categories Lajme

BE përshëndet arrestimet e të fortëve: I mirëpresim këto aksione, të ruhen rezultatet

Përfaqësuesit e delegacionit të Bashkimit Europian në Shqipëri përshëndetën aksionet e fundit të Policisë së Shtetit, të cilat përfunduan me arrestimin e disa të fortëve.

“Gjatë muajit të fundit, janë marrë disa aksione të policisë, ndërsa Bashkimi Europian i mirëpret këto aksione. Këto janë rezultate që ka pritur BE dhe kjo duhet ruajtur. Ministria e Brendshme duhet të jetë aktive në goditjen e grupeve kriminale. BE do mbledh informacion nga agjencitë, bizneset, faktet do të mblidhen dhe kontrollohen dhe pastaj verifikohen”,  u shprehën zyrtarët e delegacionit të BE-së.

Delegacioni i Bashkimit Europian vijon konsultimet me shoqërinë civile në Shqipëri me qëllim hartimin e raportit të Këshillit Europian. Ky delegacion do të mbledhë fakte dhe të dhëna në fushat të ndryshme për të parë se sa janë përmbushur detyrat integruese nga ana e Shqipërisë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME