Categories Lajme

Befason gruaja nga Kurbini: E ndaj burrin me gruan e parë. Nga e hëna në të enjte e mbaj unë, asaj ia lë të lodhur

Një telefonuese nga Kurbini në “Aldo Morning Show” ndau historinë e saj të poligamisë. Valentina thotë se është gruaja e dytë në një martesë ekzistuese. Gruaja e parë nuk bënte fëmijë dhe burri vendosi  që të martohej edhe me Valentinën, të cilën e njohu në Facebook.

Valentina ishte në dijeni të situatës dhe e pranoi. Pas martese, si ajo ashtu edhe gruaja e parë lindën fëmijë. Të dyja gratë jetojnë në të njëjtën shtëpi.

Valentina: Unë për vete e kam burrin të martuar edhe me grua tjetër.

Aldo: Vërtet?

Valentina: Po. Edhe ajo ka fëmijë, edhe unë kam fëmijë po me të njëjtin burrë.

Aldo: Ah sa mirë, po si ndodhi, si rastisi?

Valentina: Po gruaja e parë nuk bënte fëmijë dhe deshi të merrte grua tjetër. Pasi mori grua tjetër, bëri fëmijë edhe me atë edhe me mua.

Aldo: Po si e shpjegon ti këtë?

Valentina: Isha me këmbë të mbarë unë.

Aldo: Ah, ti je e dyta?

Valentina: Po, gruaja e dytë.

Aldo: Po ky ishte burri i parë për ty apo jo?

Valentina: Po, burri i parë për mua.

Aldo: Dhe si të erdhi propozimi, çfarë ndodhi?

Valentina: Ky ishte i martuar me gruan tjetër dhe nuk bënte fëmijë. Erdhi te unë, e takova burrin, e gjeta nëpërmjet Facebook-ut dhe e takova, u martuam bashkë. Edhe gruaja tjetër ishte dakord. Pasi u martova unë, bëmë fëmijë edhe unë, edhe ajo.

Albana Çaushaj: Domethënë ti u martove për dashuri sepse e doje?

Valentina: Po, e doja patjetër se po mos ta doja nuk martohesha.

Aldo: Po ti si e deshe, e njihje përpara?

Valentina: Jo, e njoha me Facebook dhe kam ndenjur nja 3 muaj kam bashkëjetuar me të, pastaj kam lindur, kam një djalë.

Valentina shprehet pro martesave të tilla, edhe nëse do të ishte një grua që do të martohej me dy burra. Megjithatë ajo thotë se nëse do të ishte gruaja e parë, nuk do ta lejonte burrin të martohej me një të dytë. Ajo tregon edhe se si funksionon bashkëjetesa e tyre.

Aldo: Një pyetje kam. Tani ju jetoni bashkë, të dyja?

Valentina: Po, jetojmë bashkë të dyja.

Aldo: Po si shkoni?

Valentina: Mirë, unë jam një çikë më xheloze, ndërsa ajo jo.

Aldo: Ti e dashuron akoma burrin?

Valentina: Po, po akoma.

Aldo: Për kuriozitet, si e ndani?

Valentina: E ndajmë më shumë unë se ajo.

Aldo: Si i bie, të hënë, të martë, të mërkurë?

Valentina: Të hënë, të martë, të mërkurë, të enjte. Në fundjavë ia lë asaj.

Aldo: E qartë, po kur vjen nga fundjava nuk është se është i lodhur.

Valentina: Jo, po ia lë të lodhur në fundjavë, s’ka problem le të çlodhet pak.

Aldo: Pra ekziston edhe një lloj rivaliteti, kuptova

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dita e sotme do të jetë me kthjellime dhe vranësira. Temperaturat me rritje

Rrymat Arktike po zhvendosen drejt Europës Qendrore ku presim përmirësim gradual të motit në territorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vodhi një automjet një ditë pasi u lirua nga amnistia, arrestohet autori në Pogradec

Një ditë pasi u lirua nga qelitë e burgut për shkak të aministisë, i dënuari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali/ “Vdes për p… dhe lekë”, avokati i kërkon favore seksuale klientes, bashkëpunon me ish-burrin e saj

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes një avokat, i cili i kërkon favore seksuale…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mjeku specializant i Spitalit të Traumës, ndahet nga jeta në një moshë të re

Një mjek specializant në Tiranë është ndarë nga jeta në moshë fare të re. Krios…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rekord absolut shqiptar! Ky është i dënuari që sapo doli nga burgu dje, vodhi një makinë

Në foto është Ardian Isufi pogradecari që ditën e djeshme la qelitë e burgut të…

LEXO ME SHUME