Një zjarr ka përfshirë një vend-depozitimi të plehrave të mbyllura që prej 2017 në Belsh, Elbasan. Bëhet me dije se disa persona i kanë vënë zjarrin qëllimisht, ndërsa ende nuk dihet identiteti i tyre.
Ndërkohë flakët kanë shkaktuar tym që ka përfshirë të gjithë zonën përreth. Forcat zjarrfikëse ndodhen në vendin e ngjarjes, duke punuar për shuarjen e flakëve.