Lajme

Belsh/ Makina përplas motorin, 15-vjeçari humb jetën në vend (VIDEO)

Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në aksin rrugor Belsh-Kuçovë, ku për pasojë ka humbur jetën një 15-vjeçar.

Policia bën me dije se në fshatin Marinës, ku një 34 vjeçar, duke drejtuar automjetin e tij një 34-vjeçar ka përplasur 15-vjeçarin që drejtonte motorin. Në motor me të ka qenë dhe një 15-vjeçar tjetër, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Gazeta SHQIP ka siguruar dhe pamje nga vendngjarja, ku shihet motori me të cilin lëviznin dy adoleshentët i shkatërruar.

Njoftimi i policisë: Elbasan/Informacion paraprak, Më datë 20.06.2022, rreth orës 14:30, në aksin rrugor “Belsh – Kuçovë”, në fshatin Marinës, shtetasi T. N., 34 vjeç, duke drejtuar një automjet, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin O. M., 15 vjeç dhe pasagjer në motomjet shtetasin K. P., 15 vjeç, të dy banues në Belsh.

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë drejtuesi i motomjetit, shtetasi O. M, ndërsa pasagjeri në motomjet, shtetasi K. P ., ndodhet në Spitalin Kirurgjik të Elbasanit, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close