Categories Lajme

BERAT/ Hajduti i sahatëve të ujit, biznes me pikën e mbledhjes se skrapit

Zbardhen dhe dokumentohen nga policia e Beratit 3 vjedhje të ndodhura më parë. Vidhnin në mënyrë të përsëritur, aparatet matëse të konsumit të ujit, vihet në pranga 21-vjeçari dhe shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tij.

Procedohet penalisht administratorja e pikës së grumbullimit të skrapit, ku këta shtetas shisnin këto aparate.

Në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë, si dhe për kapjen dhe arrestimin e autorëve, specialistët për Hetimin e Krimit të Komisariatit të Policisë Berat, në bashkëpunim me Njësinë Operacionale të DVP Berat, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Përsëritësi 2”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:

-R. L., 21 vjeç, si dhe u shpall në kërkim shtetasi A. E., 37 vjeç, të dy banues në Uznovë, Berat.

Gjithashtu u procedua penalisht në gjendje të lirë shtetasja L. V., 53 vjeçe, administratore e pikës së grumbullimit të skrapit, për veprën penale “Përvetësim i sendeve të vjedhura”.

Nga hetimet e kryera dhe provat e grumbulluara, rezulton se shtetasit R. L. dhe A. E., në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më datë 26.06.2022, kanë vjedhur aparatet matëse të konsumit të ujit, në 3 banesa të ndryshme.

Pasi i vidhnin aparatet matëse, këta shtetas i shisnin në një pikë të grumbullimit të skrapit, e cila ishte në administrim të shtetases L. V., 53 vjeçe.

Në cilësinë e provës materiale, shërbimet e Policisë sekuestruan disa nga sendet e vjedhura.

Vijon puna për kapjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të shtetasit A. E. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME