Categories Lajme

Berat, po luante me shkrepëse, 10-vjeçari i vë flakën pallatit

Një banesë në lagjen “Dëshmorët e Kombit” në Berat është përfshirë nga flakët. Fëmija e familjes, vetëm 10-vjeç, që duke luajtur me shkrepëse e çakmak u ka vënë flakën pa dashje lodrave të tij dhe është larguar me vrap nga frika.

Zjarri ka përparuar me shpejtësi në të gjithë ballkonin në katin e dytë të pallatit duke shkrumbuar tërësisht orenditë dhe pajisjet elektroshtëpiake që ndodheshin në ballkonin e përshtatur nga familja në dhomë gatimi.

Flakët e zjarrit që ishin duke përparuar edhe brenda banesës por edhe duke rrezikuar katet e sipërme të pallatit janë parë nga gjyshi i fëmijës 10-vjeçar, që ka njoftuar menjëherë zjarrfikësen. Ka qenë ndërhyrja në kohë e Repartit Zjarrfikës që ka bërë të mundur lokalizimin e shpejtë të flakëve dhe shuarjen e zjarrit që rrezikonte edhe hyrjet e sipërme të pallatit. Në momentin e rënies së zjarrit në banesë ndodhej vetëm djali 10-vjeçar me gjyshin, të cilët kanë dalë jashtë pa lëndime dhe të tmerruar, ndërkohë që flakët përhapeshin me shpejtësi. Burime të zjarrfikësve në vendngjarje kanë deklaruar se shkak i zjarrit ishte pakujdesia e djalit që ishte duke luajtur me shkrepëse në ballkon.

Zjarri i rënë ka shkaktuar dëme të mëdha materiale në ballkonin dhe një nga dhomat e banesës, ndërkohë që tymi dhe era e keqe është përhapur në të gjithë pallatin.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME