Lajme

Berat,Ndalohen 3 shtetas

Berat, Arrestohen në flagrancë 3 shtetas, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”. Procedohet penalisht 1 shtetas tjetër, për veprat penale “Punësim i paligjshëm” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Nga specialistët e Sektorit për Qarkullimin Rrugor u bë a rrestimi në flagrancë i shtetasve: F. M., 26 vjeç, banues në Poliçan dhe L. B., 24 vjeç, Kuçovë, pasi u konstatuan nga shërbimet e Policisë duke drejtuar mjetet përkatëse pa leje drejtimi;  S. F., 42 vjeç, banues në Kuçovë, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë duke drejtuar mjetin në gjendje të d ehur.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik kanë proceduar penalisht, për veprat p enale “Punësim i paligjshëm” dhe “Fshehja e të ardhurave”, shtetasin B. L., 46 vjeç, banues në Berat, pasi u kap në flagrancë, në vendin e quajtur “Xhenio”, me një mjet tip kamion të ngarkuar me pllaka guri dekorativ të pa shoqëruar me dokumentacionin përkatës.

Gjithashtu, ky shtetas kishte punësuar në mënyrë të paligjshme një punonjës. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: