Një makinë është përplasur me bordurën e rrugës teksa po udhëtonte në vendin e quajtur Kombinat në Berat. Mjeti tip Ford me targa AA 048 JO, ku udhëtonte shoferi bashkë më familjen, ka dalë nga rruga dhe është përplasur me bordurën anësore prej betoni. Shkak për aksidentin është bërë shpejtësia dhe lagështira në rrugë. Bëhet me dije se shoferi ka shpëtuar mrekullisht së bashku me familjen e tij.