Categories Lajme

Berisha: Basha, farë e keqe e moralit njerëzor!

Ish-kryeministri Sali Berisha nga Fieri, ku po festohet 31-vjetori i krijimit të degës së PD-së, është shprehur se Lulzim Basha është farë e keqe në PD.

“Dega e PD Fier që nga themelimi i saj deri sot ishte dhe mbetet njëra nga degët më kryesore të një rëndësie të jashtëzakonshme për PD dhe fatet e saj. Unë mund t’u them juve se në rast se degët e tjera, apo qendra e PD do të kishte funksionuar siç keni funksionuar ju do të kishte dëshmuar vendosmërinë dhe guximin tuaj, por edhe standardet tuaja morale.

Me standardet tuaja morale, PD do të ishte prej kohësh në pushtet dhe do të kishte shënuar arritje të tjera në transformimin e Shqipërisë.

Drejtimi i kësaj partie dëshmoi dobësi dhe mjaft probleme të tjera. Njeriu që demokratët i besuan drejtimin solli forcën tonë politike nga humbja në humbje.

Ai dështoi në çdo nismë që ndërmori në 8 vite. Ai nuk u bë kurrë lider i besueshëm dhe jo se ne të gjithë nuk punuam që të ishte një lider i besueshëm për demokratët shqiptarë, por e thotë populli me mençuri të jashtëzakonshme: fara e keqe e tillë mbetet! Farë e keqe e moralit njerëzor”, tha Berisha.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME